Raporti i OKB-së: Një femicid në çdo 10 minuta në mbarë botën
- Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, vitin e kaluar çdo 10 minuta është vrarë një grua ose vajzë nga partneri ose një anëtar i familjes.
Nju-Jork, 25 nëntor 2025 (MIA) - Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, vitin e kaluar çdo 10 minuta është vrarë një grua ose vajzë nga partneri ose një anëtar i familjes.
Raporti i fundit për femicidin - vrasja e një gruaje ose vajze për shkak të gjinisë së saj - u publikua dje nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogë dhe Krim (UNODC) dhe UN Women.
Në raportin thuhet se rreth 83.000 gra dhe vazja janë vrarë qëllimisht në mbarë botën në vitin 2024. Në rreth 60 për qind të këtyre rasteve, autorit i krimit ishte një anëtar i familjes ose partner, kumtuan organet e OKB-së gjatë publikimit të raportit vjetor në Ditën ndërkombëtare për eleminimin e dhunës ndaj grave.
Në të kundërtën e kësaj, 11 për qind e vrasjeve të meshkujve u kryen nga të afërm ose partnerë.
Sipas të dhënave të OKB-së, , femicidet janë veçanërisht të zakonshme në rajonin afrikan, ku është regjistruar numri më i lartë i femicideve në vitin 2024, me 22.600. Rajoni aziatik pasoi me 17.400, ndërsa Amerika kishte 7.700, Evropa kishte 2.100 dhe Oqeania 300.
Afrika kishte shkallën më të lartë të femicideve në të cilat viktima dhe autorin ishin në një marrëdhënie intime ose familjare. Shifra atje ishte tre viktima për 100.000 gra ose vajza. Në Evropë, shkalla ishte më e ulëta, 0,5.
Në vitin 2023, rreth 51.1000 vajza dhe gra u vranë nga të afërmit ose partnerët intimë në mbarë botën nga 85.000 gra dhe vajza që vdiqën si pasojë e krimit të dhunshëm, sipas raportit të vitit të kaluar. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s