• петок, 20 февруари 2026

Raport: Gadishulli Ballkanik ka humbur pothuajse 2.500 km lumenj natyrorë në vitet e fundit

Raport: Gadishulli Ballkanik ka humbur pothuajse 2.500 km lumenj natyrorë në vitet e fundit

Vjenë, 22 janar 2026 (MIA) - Mijëra kilometra lumenj janë dëmtuar vitet e fundit në Ballkan për shkak të zgjerimit të digave dhe termocentraleve të vogla, si dhe nxjerrjes së tepërt të sedimenteve, sipas raportit të organizatave joqeveritare "River Voç" dhe "Euronatur", të publikuar sot. 

Në raportin vërehet se Ballkani ka disa nga lumenjtë më të pastër dhe më të egër në Evropë, të cilët janë kyç për  biodiversitetin e kontinentit dhe "zemrën e tij të kaltër"  duke paralajmëruar se ky burim i vlefshëm është gjithnjë e më shumë nën kërcënim nga rritja e projekteve infrastrukturore në rajon.

Në vitet e fundit, Ballkani ka përjetuar një bum të hidrocentraleve të vogla, të subvencionuara në mënyrë bujare, kurse rajoni shpesh është bërë objekt interesi për investitorët që kanë ardhur për të shfrytëzuar këtë burim të sigurt dhe të rinovueshëm të energjisë, vërejnë agjencitë. Sipas raportit të vitit 2024 të dy organizatave, në Ballkan ka rreth 1.800 hidrocentrale të tilla dhe mbi 3.000 projekte për ndërtimin e objekteve të këtij lloji.

 Në raportin e tyre të fundit, i cili përfshin një studim për mbi 83.000 kilometra lumenj, të dy organizatat përqendrohen kryesisht te të ashtuquajturit lumenj gjysmë-natyrorë. Këta lumenj pothuajse të paprekur përbënin 30 për qind të rrjedhave ujore në rajon në vitin 2012, ndërsa deri në vitin 2025 pjesëmarrja e tyre ra në vetëm 23 për qind – një proces që raporti e përshkruan si një “humbje të trishtueshme prej 2.450 kilometrash rrjedhash ujore”

Në raportin theksohet se humbja e këtyre lumenjve jetikë për mbrojtjen e mjedisit jetësor është veçanërisht akute në Bosnje e Hercegovinë dhe në Shqipëri. Organizatat theksojnë se përqindja e lumenjve të paprekur në Bosnje është ulur për 23 për qind ndërmjet viteve 2012 dhe 2025, ndërsa në Shqipëri pjesët pothuajse natyrore të lumenjve kanë rënë nga 68 për qind në vitin 2012 në vetëm 40 për qind në vitin 2025.

Pavarësisht trendeve negative, në raport vihet në dukje se qeveria shqiptare i ka dhënë lumit Vjosa, një prej lumenjve të fundit të egër në Evropë, statusin e “parkut kombëtar” në vitin 2023, çka “ka bllokuar me sukses pothuajse 40 diga të planifikuara”. Këto fitore ligjore kanë ndihmuar në shpëtimin e gjithsej rreth 200 kilometrave rrugë ujore kryesore dhe 700 kilometrave lumenj të vegjël në vitet e fundit, thuhet në raportin. ls/

Foto: Arkiv 

 

Остани поврзан