• петок, 05 декември 2025

Raport: Administrata e Trampit do ta shqyrtojë statusin e refugjatëve të pranuar nën Bajdenin

Raport: Administrata e Trampit do ta shqyrtojë statusin e refugjatëve të pranuar nën Bajdenin

Uashington, 25 nëntor 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, planifikon ta shqyrtojë statusin e shumë refugjatëve të pranuar në SHBA kur Xho Bajden ishte president, publikoi dje Si-En-En, duke cituar një memorandum të brendshëm dhe një person të njohur me këtë çështje. 

Rishikimi thuhet se përfshin refugjatët që mbërritën midis viteve 2021 dhe 2025, mandati presidencial i Bajdenit. Sipas raportit, rreth 235.000 njerëz u pranuan në kuadër të programit.

Një pjesë e planit është që të kontrollohen dhe përsëri të intervistohen disa nga refugjatët për t'u siguruar që ata "nuk përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare ose sigurinë publike", kumtoi Si-En-En.

Projekti ndërkombëtar për ndihmë të refugjatëve (IRAP) me seli në Nju Jork kritikoi ashpër përmbajtjen e memorandumit, duke e quajtur atë "një veprim të turpshëm për të maltretuar më të rrezikuarit". ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

Остани поврзан