• сабота, 22 февруари 2025

Ramosi nënshkruan me ekipin e tij të ri dhe zgjedh numër të veçantë

Ramosi nënshkruan me ekipin e tij të ri dhe zgjedh numër të veçantë

Monterej, 7 shkurt 2025 (MIA) - Legjenda e Real Madridit, Serhio Ramos edhe zyrtarisht ka nënshkruar me klubin meksikan Monterej. Mbrojtësi 38 vjeçar e ka vazhduar karrierën pasi ka qenë pa ekip në gjashtë muajt e fundit që nga largimi nga Sevila. 

"Mirë se vini, Serhio Ramos! Kampion i shumëfishtë me Real Madridin dhe Pari Sen-Zhermenin. Kampion bote dhe kampion evropian me Spanjën. Cilësitë e tua drejtuese, aftësitë teknike dhe dëshira për të fituar do t'i çojnë shumë lart "bardhe -blutë", shkruan ekipi i tij. 

Ramos zgjodhi të veshë fanellën me numrin 93 dhe kjo natyrisht, nuk është rastësi. Në minutën e 93-të shënoi golin e tij të famshëm në finalen e Ligës së kampionëve kundër Atletiko Madridit, duke barazuar rezultatin, ndërsa Real Madridi më pas fitoi me 4-1 në kohën shtesë dhe rrëmbeu trofeun.

Sipas shkrimeve të mediave, paga vjetore e Ramosit në Monterej do të jetë 4 milion euro. 

Ramosi nuk do të jetë spanjolli i vetëm në përbërjen e "bardhe -bluve". Ai do të jetë bashkëlojtar me Serhio Kanalesin dhe Oliver Toresin. Ekipi përfshin gjithashtu emra të tjerë të njohur, duke përfshirë Lukas Okampos dhe Hesus Korona.

Pas 5 xhirove të luajtura në kampionatin meksikan, Monterej gjendet në pozitën e 10-të me 6 pikë. qa/

Foto: printskrin

 

Остани поврзан