Rama për Al Xhezirën: Nuk kemi frikë nga Rusia, Moska nuk do të sulmojë asnjë shtet anëtar të NATO-s
- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një intervistë për Al Xhezitën, foli për ngjarjet në Evropë, luftën në Ukrainë dhe mundësinë e një sulmi rus ndaj vendeve anëtare të NATO-s, duke theksuar se NATO është e përgatitur për çdo agresion rus.
Tiranë, 6 nëntor 2025 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një intervistë për Al Xhezitën, foli për ngjarjet në Evropë, luftën në Ukrainë dhe mundësinë e një sulmi rus ndaj vendeve anëtare të NATO-s, duke theksuar se NATO është e përgatitur për çdo agresion rus.
Ai shtoi se një sulm i tillë nuk është shumë i mundur, jo vetëm kundër vendeve të Bashkimit Evropian, por edhe kundër Shqipërisë.
"Rusia nuk do të sulmojë Shqipërinë dhe nuk do të sulmojë asnjë vend tjetër evropian. NATO është gati për çdo lloj agresioni. sepse bindshëm është armata më e fortë në botë. Bashkimi Evropian po provokohet shumë nga Rusia dhe mbrohet", deklaroi Rama, raportojnë mediat shqiptare.
Rama i dërgoi kritika BE-së dhe 27 vendeve anëtareve të saj, të cilën konsideron se duhej të ketë një plan për paqen në Ukrainë.
"Fakti që BE-ja nuk ka një plan paqeje më duket shumë çuditshëm. Duhet të mendojë për zbatimin e diplomacisë së saj në aksion për të promovuar vizionin e saj të paqes. Funksionarët e BE-së duhet të gjejnë një mënyrë për të folur me rusët", thotë kryeministri shqiptar.
Për më tepër, ai theksoi se Shqipëria nuk ndjen asnjë presion nga Rusia dhe shtoi se në vendin e tij nuk ka kurrfarë simpatie ndaj Moskës.
"Nuk kemi raportuar asnjë incident me dronë rusë. Unë jam shqiptar, nuk kemi frikë. Nuk ka vend për armiqësi ruse në Shqipëri, sepse nuk ka as simpati për Rusinë", vlerësoi Rama për Al Xhezirën.
Foto: Fejsbuku i Ramës