Rama pas ftesës së Trampit për të marrë pjesë në Komitetin e Paqes: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë
- Kryeminsitri Edi Rama sot e publikoi tekstin e letrës që ka marrë dje nga Presidenti i SHBA-së Donald Tramp, i cili e ftoi personalisht të përfaqësonte Shqipërinë në Komitetin e Paqes për Rripin e Gazës.
Tiranë, 18 janar 2026 (MIA) - Kryeminsitri Edi Rama sot e publikoi tekstin e letrës që ka marrë dje nga Presidenti i SHBA-së Donald Tramp, i cili e ftoi personalisht të përfaqësonte Shqipërinë në Komitetin e Paqes për Rripin e Gazës.
"Duke ju falenderuar shqipëtarëve për privilegjin e besimit që ia dhanë në zfjedhje, kryeministri siguron se "do të bëj deri në fund gjithçka duhet për ta lartësuar emrin e Shqipërisë e dinjitetin e shqiptarëve".
Bordi i Paqes është një organizatë e re ndërkombëtare e formuar nga Presidenti Tramp, ku Shqipëria është ftuar si anëtare themeluese.
Arritja jonë sjell së bashku një grup kombesh të dalluara që janë gati të marrin mbi supe përgjegjësinë fisnike të ndërtimit të PAQES së PËRHERSHME, një Nder i rezervuar për ata që janë të përgatitur të udhëheqin me shembullin e tyre, dhe të përkushtohen me mjeshtëri për një të ardhme të sigurtë e të begatë për brezat që do të vijnë. Në një te ardhme të afërt, ne do t’i mbledhim partnerët tanë të mrekullueshëm e të përkushtuar, shumica e të cilëve janë Udhëheqës Botërorë shumë të respektuar", thuhet, ndër të tjera, në letrën e presidentit Tramp.
Ai të njëjtën publikoi formimin e "Bordit të Paqes" për Rripin e Gazës.
"Në Bordin do të jenë edhe ish-kryeministri britanik Toni Bler, sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio, i Dërguari special për Lindjen e Afërt, Stiv Uitkof dhe dhëndri Trampit, Xhred Kushner, ish-i Dërguari Special i OKB-së Nikolaj Mladenov, miliarderi Mark Rouan, kryetari i Bankës Botërore Axhaj Banga dhe Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së Robert Gabriel, publikoi ATA.