Rama hodhi poshtë informacionet se palestinezët do të vendosen në Shqipëri
- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka hedhur poshtë informacionet se në Shqipëri do të vendosen palestinezë, duke u përgjigjur në pyetjen e një qytetari në potkastin e tij "Sy më sy".

Tiranë, 6 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka hedhur poshtë informacionet se në Shqipëri do të vendosen palestinezë, duke u përgjigjur në pyetjen e një qytetari në potkastin e tij "Sy më sy".
Në pyetjen nëse janë të vërteta informacionet për ardhjen e palestinezëve në Shqipëri, pas iniciativës së presidentit amerikan, Donald Tramp për zhvendosjen e tyre, Rama i hodhi poshtë pretendimet, duke i quajtur sajesë nga “këneta”, duke nënkuptuar se është gënjeshtër e opozitës.
"Domethënë, ka ardhur një zë nga këneta, jo nuk është e vërtetë, një sajesë që mori rrugën siç marrin zakonisht sajesat. Kur e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat, gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, ky është sot realiteti e përditshmëria jonë”, tha Rama.
E gjithë kjo, shtoi "falë kënetës" duke aluduar në opozitën. qa/bsh/
Foto: printskrin