Raketa dhe dronë iranianë goditën një aeroport në Azerbejxhan
- Raketa dhe dronë nga Irani ranë sot në zonën e aeroportit në enklavën azerbajxhanase Nahçivan dhe rrethinën e saj, deklaroi një burim i paidentifikuar nga qeveria e Azerbajxhanit.
Baku, 5 mars 2026 (MIA) - Raketa dhe dronë nga Irani ranë sot në zonën e aeroportit në enklavën azerbajxhanase Nahçivan dhe rrethinën e saj, deklaroi një burim i paidentifikuar nga qeveria e Azerbajxhanit.
Aktualisht nuk dihet se sa raketa dhe dronë ranë në zonën e aeroportit, kurse sipas informacioneve fillestare, dy persona janë lënduar.
Aeroporti ndodhet rreth 10 kilometra larg kufirit me Iranin.
Nahçivan është një enklavë e ndarë nga Azerbajxhani me territorin e Armenisë, ndërsa kufizohet me Iranin dhe Turqinë. ls/
Foto: Iks