• среда, 25 март 2026

Raketa dhe dronë iranianë goditën një aeroport në Azerbejxhan

Raketa dhe dronë iranianë goditën një aeroport në Azerbejxhan

Baku, 5 mars 2026 (MIA) - Raketa dhe dronë nga Irani ranë sot në zonën e aeroportit në enklavën azerbajxhanase Nahçivan dhe rrethinën e saj, deklaroi një burim i paidentifikuar nga qeveria e Azerbajxhanit.

Aktualisht nuk dihet se sa raketa dhe dronë ranë në zonën e aeroportit, kurse sipas informacioneve fillestare, dy persona janë lënduar.

Aeroporti ndodhet rreth 10 kilometra larg kufirit me Iranin.

Nahçivan është një enklavë e ndarë nga Azerbajxhani me territorin e Armenisë, ndërsa kufizohet me Iranin dhe Turqinë. ls/

Foto: Iks

 

 

Остани поврзан