• сабота, 21 февруари 2026

Rada Supreme e zgjodhi Mohajllo Fedorov ministër të ri të Mbrojtjes të Ukrainës

Rada Supreme e zgjodhi Mohajllo Fedorov ministër të ri të Mbrojtjes të Ukrainës

Kiev, 14 janar 2025 (MIA) - Në seancën e saj të sotme Rada Supreme e Ukrainës e ka emëruar Mihajllo Fedorovin (34) ministër të Mbrojtjes së Ukrainës. 

Për Fedorov kanë votuar 277 deputetë.

Mediat britanike transmetojnë se Fedorov, i cili deri më tani e ka kryer funksionin e zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministër i Transformimit Digjital dhe është i respektuar për shkak të aftësisë së tij për inovacione, para deputetëve tha se do të promovojë reforma për modernizim dhe përforcim të ushtrisë ukrainase.

Fedorov e ka zëvendësuar Denis Shmihalin, i cili më 9 janar dha dorëheqje pas gjashtë muajve të kaluara në këtë funksion, ndërsa dje nga presidentit Volodimir Zelenski është nominuar  zëvendëskryeministër i Parë dhe ministër i Energjetikës. MB/

Foto: EPA

Остани поврзан