Qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të mos hapin mesazhe elektronike të rreme në emër të drejtorit të BSP-së
- Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se disa qytetarë kanë pranuar ftesa të rreme nga persona që paraqiten në mënyrë të rreme në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, në lidhje me një hetim të supozuar në zhvillim. Në këto mesazhe jepen udhëzime që brenda 24 orëve të paraqiten në stacion policor ose të dërgojnë një email përgjigjeje, me arsyetimin e rremë se marrësi i mesazhit është subjekt i hetimeve penale për disa vepra penale, siç janë pornografia me fëmijë, pedofilia dhe tregtia me drogë.
Shkup, 10 nëntor 2025 (MIA)- Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se disa qytetarë kanë pranuar ftesa të rreme nga persona që paraqiten në mënyrë të rreme në emër të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, në lidhje me një hetim të supozuar në zhvillim. Në këto mesazhe jepen udhëzime që brenda 24 orëve të paraqiten në stacion policor ose të dërgojnë një email përgjigjeje, me arsyetimin e rremë se marrësi i mesazhit është subjekt i hetimeve penale për disa vepra penale, siç janë pornografia me fëmijë, pedofilia dhe tregtia me drogë.
MPB-ja informon qytetarët se bëhet fjalë për mesazhe të rreme, të cilat nuk janë dërguar nga Byroja për Siguri Publike pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme. Këto mesazhe elektronike përbëjnë një përpjekje klasike mashtrimi, me qëllim që mashtruesit të marrin të dhënat personale të qytetarëve për t’i keqpërdorur ato më pas.
Ftesat për procedura hetimore nga ana e MPB-së nuk dërgohen përmes adresave elektronike (email).
U bëjmë thirrje qytetarëve të mos i hapin këto mesazhe, të mos kontaktojnë dërguesin dhe në asnjë mënyrë të mos ndajnë të dhëna personale që kërkohen nga mashtruesit.
Gjithashtu, u bëjmë apel qytetarëve të mos hapin lidhjet (linket) dhe skedarët bashkëngjitur që vijnë me ndonjë mesazh elektronik nga dërgues të panjohur, me qëllim mbrojtjen e sistemit tuaj kompjuterik nga programet keqdashëse (malware), thonë në MPB.
Foto: Fejsbuku i MPB-së