• петок, 21 февруари 2025

Qytetarët e BeH-së sot dhe nesër i bojkotojnë dyqanet

Qytetarët e BeH-së sot dhe nesër i bojkotojnë dyqanet

Sarajevë, 7 shkurt 2025 (MIA) - Në Bosnjë e Hercegovinë sot fillon bojkoti dyditor i dyqaneve, i iniciuar nga një grup joformal i qytetarëve.

Grupi bëri thirrje për bojkot përmes rrjeteve sociale në përgjigje të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, pavarësisht paralajmërimeve nga qeveritë e dy rajoneve autonome për masa për kufizimin e tyre.

Bojkoti nuk vlen vetëm për supermarketet, por edhe për pompat e benzinës dhe objektet hotelierike.

Qeveria e Federatës së Bosnje e Hercegovinës paralajmëroi se do të merrte një vendim për "ngrirjen e çmimeve" për gjithsej 50 produkte, ndërsa qeveria e Republikës Srpska paralajmëroi inspektime dhe sanksione në rritje për shitësit me pakicë për rritje të pajustifikuar.

Ministri Federal i Tregtisë Amir Hasiçeviq të martën deklaroi se qeveria e Federatës së Bosnje e Hercegovinës planifikon të ulë çmimet dhe t'i mbajë ato më të ulëta për të paktën 50 produkte ushqimore bazë, në përpjekje për të ulur shpenzimet e përgjithshme të jetesës për qytetarët.

Të premten e kaluar qytetarët e BeH-së e mbajtën të njëjtin aksion. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан