• сабота, 22 февруари 2025

Qytetarët preferojnë gjithnjë e më shumë shërbime fintek, thonë nga shoqatat financiare jo bankare

Qytetarët preferojnë gjithnjë e më shumë shërbime fintek, thonë nga shoqatat financiare jo bankare

Shkup, 4 shkurt 2025 (MIA) - Qytetarët gjithnjë e më shumë preferojnë shërbime fintek kundrejt atyre bankare, për shkak të thjeshtësisë, aksesit, shpejtësisë dhe transparencës, thonë nga shoqatat financiare jo bankare. At oofrojnë kredi nga 50 deri në 500,000 euro, ndërsa norma e miratimit është rreth 40 për qind. Interesi lëviz nga zero deri në 36 për qind, por për huatë llogariten edhe shpenzime shtesë.

Siç ishte thënë sot në brifing me gazetarët, nëse klienti merr kredi prej 10.000 denarë, me të gjitha vonesat e pagesës duhet të kthejë maksimum shumë të dyfishtë ose 20.000 denarë.

Sipas shoqatave financiare jobankare, me ndryshimet e reja ligjore të vitit 2023 dhe Rregulloren për rrezik kreditues të miratuar vitin e kaluar, siguria për qytetarët është jashtëzakonisht e lartë dhe mashtrimet janë reduktuar në minimum. Është mundësuar verifikim automatik i dokumenteve përmes vendosjes së skemave të regjistruara për identifikim elektronik të klientëve. Shoqatat financiare jo bankare, siç theksuan përfaqësuesit e tyre, në punën e tyre aplikojnë edhe inteligjencën artificiale.

"Rritja kredituese në shoqatat financiare jo bankare me kuartalin e tretë të vitit 2024 arrin shtatë për qind që është pothuajse njejtë me rritjen kredituese prej gjashtë për qind në sektorin bankar, ndërsa në aktivën e përgjithshme të sistemit financiar në vend shoqatat financiare marrin pjesë me vetëm 1,1 për qind", theksuan anëtarët e Grupacionit të shoqatave financiare jo bankare pranë Odës Ekonomike.

Ndryshimet ligjore ulën numrin e shoqatave jo bankare prej 35 aq sa ishin aktive në vitin 2022, në 27.

"Rregulloret e reja u mundësuan "mbijetesë" vetëm atyre shoqatave tek të cilat procedurat interne dhe sistemet ishin përshtatur prej para Rregullores së re dhe të cilat kanë punuar plotësisht në mënyrë etike dhe transparente. Kjo jo vetëm që nuk shkaktoi asnjë ndërprerje, por edhe u mundësoi një mjedis ligjor, korrekt, të unifikuar dhe standartizuar të punës", thonë nga Grupacioni.

Rregullorja e re nga muaji prill i vitit 2024 mbron konsumatorët nga borxhet e mëdha dhe pjesëmarrja e detyrimeve në të ardhurat mujore nuk guxon të tejkalojë 70 për qind. Ndryshimet ligjore, sërish, përforcuan menaxhimin korporativ të shoqatave me rritjen e investimit fillestar në 500.000 euro në vend të atyre të deritanishme 100.000. Financimi i tyre është më së shpejti nga pronari ose investitori. Shoqatat gjithashtu i nënshtrohen kontrolleve të rregullta inspektuese, apo të përgjithshme që zbatohen njëherë në tre-katër vjet ose specifike, konkretisht të fokusuara, të cilat mund të realizohen në çdo tre-katër muaj. sa/

foto: MIA

Остани поврзан