• недела, 11 јануари 2026

QMK: Reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan derdhje të lumenjve në rajonet e Koçanit dhe Ohrit

QMK: Reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkaktuan derdhje të lumenjve në rajonet e Koçanit dhe Ohrit

Shkup, 8 janar 2025 (MIA) - Për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut në territorin e Republikës, përfundimisht deri në orën 18, është regjistruar nivel i rritur i ujit të lumenjve, derdhje lokale dhe intervenime të shërbimeve kompetente në disa rajone.

"Në rajonin e Shtipit-Koçan është rritur niveli i ujit të lumenjve dhe kanaleve ujitëse. Lumi i Koçanit ka derfhje lokale afër fshatit Gorni Podllog, ku intervenoi Ndërmarrja 'Ujësjellësi" - Koçan me mekanizëm. Lumi i Orizares ka dalë afër fshatit Gërdovci, ku intervenoi Ndërmarrja e ujit 'Bregallnica', ndërsa MPB SP Koçan po kryen sigurimin dhe rregullimin e komunikacionit. Lumi i Zërnovcit ka dalje para derdhjes në Bregallnicë, ndërkaq gjendjen e ndjekë QRMK. Lumi i Zlletovës dhe Bregallnica janë me nivel të rritur, por pa derdhje, Në drejtimin rrugor Makedonska Kamenicë - miniera Sasa  po intervenohet për shkak të shembjeve", informuan sot pasdite nga Qendra për menaxhim me kriza.

Në Ohër, siç theksojnë bga QMK, më kritike është gjendja në lagjen Daljan, pas derdhjes së lumit Dalja. Po intervenojnë NP "Ujësjellësi", "Niskogradba" dhe "Komunalec" me mekanizëm, ndërkaq NJTZ dhe DMSH me pompa po bëjnë pompimin e ujit nga objektet e vërshuara. QRMK Ohër i koordinon paraqitjet përmes numrit 112. Afër lumit të Koselit, në drejtim të fshatrave Livoishta dhe Vapila, janë ndërmarrë masa për mbrojtje të infrastrukturës rrugore.

Në Kërçovë, për shkak të reshjeve të kaluara, disa sipërfaqe janë vërshuar, ndërsa gjendja në objektet e vërshuara në rrugën  "Prilepska" është e pandryshuar. NJTZ, DMSH dhe NP "Komunalec" po bëjnë pompimin e ujit dhe sigurimin, përderisa Komuna e Kërçovës dhe kryqi i kuq po kujdesen për personat e evakuuar.

Në rajonin e manastirit, në komunën e manastirit po bëjen kontrolle në terren nga ana e QRMK dhe shërbimet komunale. NPK "Komunalec" intervenoi në lagjen Strçin, ndërmarrja "Rrugët e Maqedonisë" po e pastron rrugën rajonale P-2333, ndërsa Kompania e ujit po e ndjekë gjendjen e lumenjve Shemnica dhe Cërna. Në Resnjë dhe Demir Hisar po bëhet pompomi dhe mbrojtja e sipërfaqeve të rrezikuara.

Në Kumanovë, Likovë dhe kriva pallankë gjendja po ndiqet nga QRMK, komunat dhe ndërmarrjet ujore, përderisa ndërmarrja "Rrugët e Maqedonisë" dhe ndërmarrjet komunale po bëjnë hedhjen preventive të kripës dhe pastrimin e akseve të rrezikshme rrugore.

Në Tetovë po intervenohet me mekanizëm në rrugët drejt fshatrave Gjermë dhe lokalitetin Banjë. Në Reçicë të Vogël policia dhe shërbimet inspektuese po veprojnë pas rrëzimit të një muri mbrojtës, ndërsa në Zhelinë po intervenohet pas derdhjes afër Strimnicës dhe pallaticës. Në Kodër të Diellit, pas koordinimit me QRMK Tetovë, rruga po pastrohet me mekanizëm nga një ndërmarrje private. Në Gostivar, NP "Komunalec" dhe ndërmarrja e ujit po ndërmarrin masa pas derdhjeve të paraqitura.

Nga QMK theksojnë se institucionet kompetente e ndjekin gjendjen dhe bëjnë thirrje për kujdes, posaçërisht në rajonet e rrezikuara. bab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан