• петок, 05 декември 2025

QMK: Në Tetovë ka problem me absorbimin e ujërave atmosferike dhe të ndotura për shkak të reshjeve intensive të shiut

QMK: Në Tetovë ka problem me absorbimin e ujërave atmosferike dhe të ndotura për shkak të reshjeve intensive të shiut

Shkup, 18 nëntor 2025 (MIA) - Për shkak të reshjeve intensive të shiut në disa pjesë të Maqedonisë Perëndimore, posaçërisht në Rajonin e Pollogut dhe Komunën e Tetovës, janë vërejtur probleme me absorbimin e kanalizimeve atmosferike dhe ujërave të ndotura në disa pjesë të qytetit, informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Kjo, siç thonë, çoi drejt ruajtjes dhe krijimit të sipërfaqeve të ujit nën nënkalime dhe mbikalime.

Nga QMK bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes nëpër rrugë dhe evitim të komunikacionit drejt pjesëve të cekura të infrastrukturës rrugore dhe theksojnë se ekipet kompetente ndodhen në terren dhe po punojnë aktivisht për tejkalimin e situatave. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан