QMK me apel që të udhëtohet me kujdes dhe me pajisje dimërore për veturat
- Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me rezervuarë të mbushur me karburant dhe patjetër me pajisje të përshtatshme dimërore për automjetet në zonat më të larta dhe në qafat malore, pasi është e mundur të formohen grumbullime bore dhe disa segmente rrugore përkohësisht të bëhen të pakalueshme në pjesët më të larta.
Shkup, 21 janar 2026 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza u bën apel qytetarëve që të udhëtojnë me kujdes gjatë ditës së sotme, vetëm nëse është e domosdoshme, me rezervuarë të mbushur me karburant dhe patjetër me pajisje të përshtatshme dimërore për automjetet në zonat më të larta dhe në qafat malore, pasi është e mundur të formohen grumbullime bore dhe disa segmente rrugore përkohësisht të bëhen të pakalueshme në pjesët më të larta.
"Rikujtojmë që banorët e zonave më të larta të furnizohen me kohë me produkte bazë (ushqime dhe barna). Po ashtu rekomandohet lëvizje e kujdesshme për këmbësorët, pasi është e mundur shfaqja e akullit të rrëshqitshëm", thonë nga QMK.
Në rast rreziku ose nevoje, qytetarët të telefonojnë në numrin falas për thirrje emergjente 112.
Nga QMK informojnë për gjendjen me borën në nivel të tërë shtetit.
Informacion për gjendjen e reshjeve të borës dhe gjendjen e rrugëve deri në orën 10:00
Rajoni i Shkupit
Për shkak të akullit dhe borës në rrugët e Qytetit të Shkupit, shërbimi dimëror është i angazhuar me mekanizim të plotë dhe kryen pastrim dhe kriposje të vazhdueshme të rrugëve.
Në Komunën Gjorçe Petrov është vërejtur ngadalësim i trafikut për shkak të testimit të sistemit “Safe City”.
Në Komunën Butel, te rrethrrotullimi, një rrugë është e bllokuar për shkak të një cisterne të ndalur. Për gjendjen janë njoftuar Qyteti i Shkupit dhe Stacioni policor Butel.
Transporti publik me autobus aktualisht nuk qarkullon deri në stacionet e fundit. Shërbimet komunale dimërore po punojnë intensivisht për normalizimin e gjendjes.
Rajoni i Manastirit
NP “Rrugët e Maqedonisë” po kryen pastrim të rrugëve prioritare, pas së cilës do të pasojnë intervenime edhe në rrugët e tjera.
Në komunat Prilep, Krivogashtan dhe Dollnen nuk ka ngjarje të jashtëzakonshme të raportuara.
Rajoni i Velesit
Në komunat Sveti Nikollë dhe Lozovë, të gjitha rrugët janë të kalueshme në kushte dimërore.
Në Komunën Çashkë makineritë janë në terren, por në aksin rrugor Veles – Çashkë qarkullimi zhvillohet me vështirësi.
Rrugët në Negotinë dhe Demir Kapi janë të kalueshme, me kriposje të vazhdueshme.
Aksi rrugor drejt fshatit Rashtanë (Komuna e Velesit) është i pakalueshëm.
Në Kavadar dhe Rosoman po kryhet kriposje dhe pastrim intensiv, ndërsa të gjitha rrugët janë të kalueshme në kushte dimërore.
Rajoni i Kumanovës
Të gjitha rrugët janë të kalueshme në kushte dimërore dhe po kryhet pastrim dhe hedhje rëre.
Në Kumanovë disa rrugë janë vështirë të kalueshme.
Në VK Tabanoc ka automjete të rënda të bllokuara për shkak të rrugës së papastruar.
Në Komunën Rankovcë, rruga rajonale drejt fshatit German është pjesërisht e pakalueshme për shkak të lartësisë së borës.
Në Kriva Pallankë, Kratovë dhe Likovë rrugët janë të kalueshme dhe shërbimet komunale janë në terren.
Rajoni i Pollogut (Tetovë, Gostivar)
Të gjitha rrugët janë të kalueshme në kushte dimërore.
Në Komunën Zhelinë, për shkak të një defekti, gjatë ditës së djeshme ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.
Në Mavrovë dhe Rostushë, shtresa e borës është rreth 10 cm dhe është vendosur ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda në akset rrugore Gostivar – Mavrovë – Dibër dhe Gostivar – Strazhë.
Rajoni lindor dhe juglindor
Në rajonet Shtip dhe Strumicë qarkullimi zhvillohet pa pengesa në kushte dimërore, pa ndërprerje në furnizimin me energji elektrike dhe ujë.
Rajoni jugperëndimor
Në Ohër, Strugë, Dibër, Qendër Zhupë dhe Kërçovë të gjitha rrugët janë të kalueshme. Në Kërçovë ka shtresë bore deri në 10 cm dhe po kryhet pastrim dhe hedhje rëre.
Është vendosur ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda në qafat malore Presekë, Mavrovë – Dibër dhe Strugë – VK Qafë e Thanës.
Në aksin rrugor Demir Kapi - Smokvicë, qarkullimi për automjetet e rënda është devijuar në rrugën e vjetër në të dy drejtimet.
Nga ora 09:16, qarkullimi në pikëpagesën Otovicë, përkatësisht në aksin Veles – Shkup, do të jetë i mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve për shkak të pastrimit të borës.
Foto: MIA arkiv