Qeveria siriane shpall armëpushim pas përleshjeve në Alepo
- Ministria e Mbrojtjes së Sirisë ka shpallur të hënën armëpushim në qytetin e Alepos, pas disa ditësh përleshje të ashpra midis forcave të udhëhequra nga kurdët dhe trupave qeveritare, informon DPA.
Damask, 9 janar 2026 (MIA) – Ministria e Mbrojtjes së Sirisë ka shpallur të hënën armëpushim në qytetin e Alepos, pas disa ditësh përleshje të ashpra midis forcave të udhëhequra nga kurdët dhe trupave qeveritare, informon DPA.
Ndërprerja e zjarrit ka filluar në lagjet Sheik Maksud, Ashrafia dhe Bani Zaid të Alepos në orën 3 të mëngjesit (në mesnatë sipas orës qendrore evropiane), kumtoi ministria.
Grupet e armatosura kanë një periudhë gjashtë-orëshe për t'u larguar nga zona, ndërsa afati i fundit është ora 9, raporton agjencia gjermane.
Luftëtarët që po largohen do të lejohen të mbajnë "armë të lehta personale", bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes. Ushtria siriane thuhet se do ta monitorojë tërheqjen dhe do të sigurojë transport të sigurt në rajonet verilindore të vendit.
Deri tani, nuk ka pasur asnjë reagim të menjëhershëm nga pala kurde ndaj publikimit, thekson DPA.
Luftimet në Alepo shpërthyen të martën për shkak të ndërprerjes së bisedimeve midis qeverisë dhe autoriteteve kurde. Që atëherë janë vrarë të paktën 12 civilë, ndërsa katër pjesëtarë të forca qeveritare dhe një luftëtar kurd kanë humbur jetë gjithashtu dhe më shumë se 60 të tjerë janë plagosur, thekson Qendra siriane për të drejtat e njeriut, transmeton DPA.
Foto: arkivi i MIA-s