• среда, 09 октомври 2024

Qeveria për vendimin e KSHPK-së për udhëtimin e djalit të kryeministrit në SHBA: Vendim i pritur dhe i arsyeshëm

Qeveria për vendimin e KSHPK-së për udhëtimin e djalit të kryeministrit në SHBA: Vendim i pritur dhe i arsyeshëm

Shkup, 9 tetor 2024 (MIA) – Vendim i pritur dhe i arsyeshëm, thonë nga Qeveria për vendimin e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit i cili e refuzoi padinë për udhëtimin e djalit të kryeministrit në SHBA.

Zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva tha se ajo që tani pritet është kërkimi i faljes për të gjitha spekulimet e thëna në lidhje me këtë rast. 

“Vendim i pritur dhe i arsyeshëm me çka edhe një herë vërtetohet mënyra në të cilën funksionon Qeveria, ndërsa ajo është respektimi i Kushtetutës dhe ligjeve. Sot shihet qartë se prej nga vijnë spekulimet dhe presim që së paku të kërkohet falje për të gjitha spekulimet”, tha Miteva, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e parë për media pasi dje ishte emëruar në këtë funksion. 

Komisioni Antikorrupsion bëri të ditur sot se padia për udhëtimin e djalit të kryeministrit është hedhur poshtë pasi pas kontrollit të dokumentacionit nuk është konstatuar shkelje e dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit, gjegjësisht nuk është konstatuar përdorimi i fondeve buxhetore për qëllime private. Sipas KSHPK-së, nga dokumentacioni i dorëzuar për akomodimin në hotel të anëtarëve të delegacionit shtetëror në SHBA, është konstatuar se djali i kryeministrit nuk ka qëndruar në të njëjtat hotele ku kanë qëndruar, por në akomodim në apartament dhe këto nuk ishin faturuar në emër të delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан