• петок, 28 март 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Qeveria me apel drejtuar mediave që transmetuan video dhe foto materiale nga varrimi i viktimave që t’i tërheqin ato

Qeveria me apel drejtuar mediave që transmetuan video dhe foto materiale nga varrimi i viktimave që t’i tërheqin ato

Shkup, 20 mars 2025 (MIA)- Qeveria e Maqedonisë ka apeluar deri te mediat që kanë emituar video dhe foto materiale nga varrimi i viktimave kundër rekomandimeve t'i largojnë përmbajtjet dhe të mos i shpërndajnë.

Në këto momente të vështira, siç thonë nga Qeveria, edhe njëherë e përsërisim apelin tonë drejtuar ekipeve mediatike që morën pjesë në varrimin e sotëm të viktimave të zjarrit tragjik që ndodhi në diskotekën e Koçanit që t'u përmbahen parimeve etike.

Pjesa më e madhe e mediave, sipas Qeverisë, nuk transmetojnë dhe nuk shpërndajnë foto dhe video materiale nga familjarët e viktimave, ndërsa ata që kanë publikuar përmbajtje të tilla edhe njëherë apelojmë t’i përmbahen informimit etik.

"Ndjeshmëria e tragjedisë dhe dhimbja personale e familjeve në këtë moment nuk duhet të jetë shënjestër e sensacionalizmit, narrativeve emocionale, fotove dhe videove. Ftojmë mediat që të respektojë privatësinë dhe dinjitetin e familjeve dhe në asnjë rast me raportimin mediatik nuk duhet të shkaktohet shqetësim personal dhe shqetësim të opinionit. Edhe një herë apelojmë deri te mediat që të raportojnë fakte të verifikuara, të shmangin spekulimet dhe dezinformatat, të respektojnë privatësinë e familjeve të viktimave", thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Njëherësh nga Qeveria falënderojnë mediat që raportuan në mënyrë profesionale dhe respektuan rekomandimet për raportim nga varrimi i viktimave të ngjarjes tragjike.

Foto: arkivi i MIA-s 

       

 

Тагови

Остани поврзан