Qeveria ka marrë vendim që të inicojë procedurë për shkarkimin e Prokurorit shtetëror publik
- Qeveria ka marrë vendim që të inicojë procedurë për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Ljupço Kocevski.

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria ka marrë vendim që të inicojë procedurë për shkarkimin e prokurorit publik shtetëror Ljupço Kocevski.
Vendimin, pasdite në konferencë për shtyp e kumtoi zëdhënësja e Qeverisë, Marija Miteva.
Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, prokurorin republikan e zgjedh dhe e shkarkon Kuvendi, ndërsa e propozon Qeveria nga ata kandidatë për të cilët ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë.
Mandati i prokurorit republikan zgjat gjashtë vjet, ndërsa Kocevski në këtë pozitë është zgjedhur një vit më parë. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s