Qeveria e manjatit çek Babish fitoi besim nga Parlamenti
- Pas një debati të gjatë, që filloi më 13 janar, mbrëmë Qeveria e re e koalicionit të udhëhequr nga populisti Andrej Babish fitoi besim nga Parlamenti.
Pragë, 16 janar 2026 (MIA) - Pas një debati të gjatë, që filloi më 13 janar, mbrëmë Qeveria e re e koalicionit të udhëhequr nga populisti Andrej Babish fitoi besim nga Parlamenti.
Për besim të Qeverisë së koalicionit të përbërë nga Veprimi i qytetarëve të pakënaqur (ANO) të Babish, partia radikale Liri dhe demokraci e drejtpërdrejtë (SPD) dhe partia euroskeptike Motoristë, votuan 108 deputetë, 91 u shprehën "kundër", ndërsa një ishte i "përmbajtur".
Opozita e kritikoi Babishin për shkak të koalicionit me nacionalistët radikalë, të cilët i nevojiten për Parlamentin të mos votohet ndërprerje e imunitetit të tij, me çka do të shmangë gjykim për shkak të mashtrimeve me donacionet evropiane prej dy milionë euro për një fermë familjare. Nëse hiqet imuniteti i Babish, ai mund të dënohet me një dënim me burg me kusht dhe dënim të lartë në para. Edhe lideri i nacionalistëve radikal Tomio Okamura është para ndjekjes penale për krime nga urrejtja për shkak të fushatës së tij ksenofobike para zgjedhjeve parlamentare.
Parlamenti gjatë muajit duhet të votojë për kërkesën për heqjen e imunitetit të Babish dhe Okamura, por sepse koalicioni qeveritar ka 108 vota, me siguri ata do të mbrohen nga ndjekja penale. sa/
foto: MIA arkivi