Qeveria do të deklarohet rreth kandidaturave për prokurorin publik republikan pasi që atë ta bëjë Këshilli i prokurorëve publikë
- Kryeministri Hristian Mickoski thotë se Qeveria do ta thotë qëndrimin e vet lidhur me zgjedhjen e prokurorit të ri publik republikan pasi që për atë të deklarohet Këshilli i prokurorëve publikë.
Shkup, 27 janar 2026 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski thotë se Qeveria do ta thotë qëndrimin e vet lidhur me zgjedhjen e prokurorit të ri publik republikan pasi që për atë të deklarohet Këshilli i prokurorëve publikë.
"Tani procedura është të deklarohet Prokuroria publike, përkatësisht Këshilli i prokurorëve publikë, të presim ata të deklarohen, e më pas Qeveria do të dalë me qëndrimin e vet", tha Mickoski në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pas kontrollit të projekteve infrastrukturore në komunën Gazi Babë.
Pesë kandidatë janë paraqitur në konkursin e Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që skadoi mbrëmë në mesnatë, por që të mbyllet lista, lihet hapësirë prej 2-3 ditësh për paraqitje të mundshme që janë dërguar me kohë përmes postës, ndërkaq akoma nuk kanë arritur.
Në vendin e Ljupço Kocevskit, i cili dha dorëheqje të parevokueshme në dhjetor të vitit të kaluar, erdhi prokurorja Topollova-Isajllovska si u.d. prokurore publike shtetërore, e cila ishte kandidatja e vetme, por nuk mund të qëndrojë në pozitë më gjatë se gjashtë muaj.
Procedura për zgjedhje të prokurorit të ri publik shtetëror filloi me konkursin që e shpalli Kuvendi për 12 janar të këtij viti, me afat paraqitjeje prej 15 ditëve nga dita e shpalljes në "Gazetë zyrtare". Kandidatët duhet të kenë stazh të pandërprerë pune prej së paku 10 viteve si prokurorë publik apo gjykatës nga fusha e së drejtës penale.
Sipas Ligjit për Prokurorinë publike, kandidaturat ridërgohen në Qeveri. Pas paraqitjes, Qeveria kërkon mendim nga Këshilli i prokurorëve publik për të gjithëkandidatët. Këshilli është i obliguar të parashtrojë mendime arsyetuese në afat prej 15 ditëve. Nëse Këshilli nuk jep mendim pozitiv për asnjërin prej kandidatëve të paraqitur, Qeveria nuk mund të konstatojë propozim dhe i propozon Kubendit të shpallë konkurs të ri. Me 61 vota të deputetëve duhet të zgjedhet prokurori i ri publik shtetëror. ab/
Foto Qeveria