• петок, 21 февруари 2025

Përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA bëhet në bazë të dispozitave ligjore, thotë Mickoski.

Përzgjedhja e anëtarëve të Këshillit të ASHMAA bëhet në bazë të dispozitave ligjore, thotë Mickoski.

Shkup, 11 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijanski Mickoski sot deklaroi se përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) është bërë në përputhje me dispozitat ligjore dhe atë funksion mund ta kryejë kushdo që i plotëson.

"Zgjedhja e anëtarëve të ASHMAA-së, si dhe zgjedhja e ushtruesve të funksioneve të larta shtetëtore dhe publike, bëhet në bazë të dispozitave ligjore dhe kushdo që i plotëson, ndërsa është i propozuar ta kryejë atë funksion, do ta kryejë. Bazuar në ndjenjat dhe deklaratat që na çojnë në përmirësimin e atij procesi, unun nuk do të bëj asnjë koment. Por, kushdo që plotëson kushtet ligjore, dhe sigurisht kushtetuese, në këtë vend mund të zgjidhet në çdo pozicion për të cilin do të propozohet. Ai që nuk i plotëson nuk do të jetë i propozuar, thotë Mickoski në pyetjen e gazetarëve për koment për reagimet e pretenduar nga ambasadat e huaja për profesionalizimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të ASHMAA-së dhe politizimin e saj. 

Komisioni Parlamentar për çështje në zgjedhjeve dhe emërimeve në seancën e mbajtur në fund të muajit janar, e konfirmoi propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime mediatike audoi dhe audiovizuele. Në listën e kandidatëve janë Viktor Pavlovski, inxhinier i diplomuar për informatikë prodhimi nga Shkupi, Sasho Stefanovski, i diplomuar për art filmik, kameraman filmi dhe televizioni nga
Shkupi, Petar Xhurovski, redaktor i diplomuar i filmit dhe TV nga Shkupi, Cvetanka Minovska gazetare e diplomuar nga Shkupi, AAfrona Vrzivoli, ekonomiste e diplomuar nga Shkupi, Nafie Selmani, profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë shqipe nga Shkupi dhe Gordana Majnova, ekonomiste e diplomuar dhe magjistre në komunikime nga Shkupi.

Propozim vendimi i përcaktuar për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele është nesër në rend dite në seancën e 34-të plenare parlamentare. Për marrjen e vendimit kërkohet shumicë prej dy të tretash dhe shumicë e Badinterit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

Остани поврзан