Përforcim i bashkëpunimit ndërkombëtar të Gjykatës kushtetuese - takime me ambasadorët e Austrisë dhe Italisë
- Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski sot ka realizuar takime me ambasadorët e Republikës së Austrisë, Martin Pamer dhe të Republikës së Italisë, Paolo Palminteri, në kuadër të agjendës së intensifikuar ndërkombëtare dhe dinamikës së rritur në aktivitetet ndërkombëtare të Gjykatës.
Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Kryetari i Gjykatës kushtetuese, Darko Kostadinovski sot ka realizuar takime me ambasadorët e Republikës së Austrisë, Martin Pamer dhe të Republikës së Italisë, Paolo Palminteri, në kuadër të agjendës së intensifikuar ndërkombëtare dhe dinamikës së rritur në aktivitetet ndërkombëtare të Gjykatës.
Në takimet, siç njoftuan nga Gjykata kushtetuese, janë këmbyer mendime dhe ide për përforcimin e bashkëpunimit mes Gjykatës kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjykatat kushtetuese të Austrisë dhe Italisë, i cili gjatë periudhës së ardhshme duhet të realizohet.

Kostadinovski i ka informuar ambasadorët për sfidat vijuese, me të cilat ballafaqohet Gjykata dhe, me interes të bashkëbiseduesve, i ka njoftuar me aktivitetet e planifikuara në periudhën e ardhshme, duke përfshirë edhe veprimin për lëndët me interes të lartë publik, përforcimin e rendit kushtetues, mbrojtjen e parimit të ndarjes së pushtetit dhe avancimin e sundimit të së drejtës.
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kostadinovski shprehu mirënjohje të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme të ambasadorit Pamer në avancimin e bashkëpunimit midis dy gjykatave kushtetuese, i cili do të përforcohet në periudhën e ardhshme përmes vizitës zyrtare dypalëshe të kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Austrisë, Kristof Grabenvartner, pjesëmarrjes së tij si i ftuar kryesor në Forumin ballkanik të gjykatave kushtetuese, që do të mbahet vitin e ardhshëm, si dhe organizimit të trajnimeve të specializuara për zhvillimin profesional të shërbimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes vizitës studimore në Gjykatën Kushtetuese të Austrisë. bsh/
Foto Gjykata Kushtetuese