• петок, 05 декември 2025

Për shkaqe shëndetësore është anuluar fjalimi i kryeministrit Mickoski në forumin e Maqedonisë dhe Serbisë në Shkup

Për shkaqe shëndetësore është anuluar fjalimi i kryeministrit Mickoski në forumin e Maqedonisë dhe Serbisë në Shkup

Shkup, 3 dhjetor 2025 (MIA) - Mbi 200 kompani dhe së paku 300 pjesëmarrës do të jenë pjesë e forumit të sptëm afaristtë Maqedonisë së veriut dhe Serbisë që do të mbahet në hotelin "Aleksandar Palas" në Shkup me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik. Shërbimi qeveritar sot në mëngjes informoi se për shkaqe shëndetësore anulohet pjesëmarrja dhe fjalimi në forum i kryetarit të Qeverisë, Hristian Mickoski.

Para mbajtjes së forumit, në Qeverinë e RMV-së, zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Marrëdhënieve mes Bashkësove, Ivan Stoillkoviq dhe zëvendëskryetarja e Qeverisë e Republikës së Serbisë dhe ministre e Ekonomisë, Adrijana Mesaroviq do të nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi.

Stoillkoviq dhe Mesaroviq dje i vizituan kompanitë "Pekabesko" dhe bodrumin e verës "Kamnik", ndërsa në deklaratë për mediumet vlerësuan se potenciali për bashkëpunim mes dy shteteve është i madh, posaçërisht në pjesën e industrisë ushqimore. tendenca, siç theksuan, është të rritet këmbimi.

Këtë vit, të dy vendet shënojnë rritje në këmbim, por potencialet janë shumë më të mëdha nga ajo që realizohet. ab/

Foto: Arkivi

Остани поврзан