• петок, 05 декември 2025

Për një denarë lirohen derivatet e naftës

Për një denarë lirohen derivatet e naftës

Shkup, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Derivatet e naftës nga sonte në mesnatë lirohen për një denarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës mbetet i njejtë, vendosi sot Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE). Me vendimin zbatohet ulja e çmimeve me pakicë e derivateve të naftës mesatarisht për 1,1 për qind. 

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS (D-E-V) do të jetë 69,5 denarë për litër, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për djegie 1 (EL-1) për 66,5 denarë. EUROSUPER BS-95 dhe mëtutje do të vazhdojë të shitet për 75, ndërsa EUROSUPER BS-98 për 77 denarë për litër

Me vendimin e KRRE-së për 0,902 denarë për kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe do të arrijë 44,213 denarë.

Nga KRRE-ja potencojnë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me llogaritjen e mëparshme, kanë rënë mesatarisht për 1.220 për qind për benzinën, tek nafta për 3.302, te vaji ekstra i lehtë për 2.323 dhe tek mazuti për 4.403 për qind. Kursi i denarit krahasuar me dollarin pas së cilës u formuan çmimet me llogaritjen e mëparshme është më i ulët për 0.0096 për qind. rq/ 

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан