• петок, 05 декември 2025

Putini: Rusia nuk dëshiron luftë, por nëse Evropa dëshiron - jemi të gatshëm

Putini: Rusia nuk dëshiron luftë, por nëse Evropa dëshiron - jemi të gatshëm

Moskë, 2 dhjetor 2025 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi sot se Moska nuk dëshiron luftë me vendet evropiane, por se, nëse Evropa dëshiron konflikt, Rusia menjëherë është e gatshme për luftë. 

Putini vlerësoi se partnerët evropianë vendosin kushte për marrëveshje të mundshme paqësore për Ukrainën që Moska i vlerëson si “absolutisht të papranueshme”, transmeton Hina. 

“Nuk kemi qëllim të zhvillojmë luftë me Evropën, por nëse Evropa e dëshiron këtë dhe fillon, ne që në këtë moment jemi të gatshëm”, deklaroi presidenti rus para gazetarëve, në prag të takimit me të dërguarin e posaçëm amerikan, Stiv Uitkof në Moskë. 

Lideri rus i akuzoi vendet e Bashkimit Evropian se po bëjnë përpjekje t’i minojnë përpjekjet amerikane për dhënien fund të luftës në Ukrainë. 

“Ata nuk kanë plan paqësor, ata janë në anën e luftës”, vlerësoi Putini. fc/

Foto: EPA

 

Остани поврзан