• петок, 05 декември 2025

Putini nënshkroi dekret për hyrje të qytetarëve kinezë në Rusi pa viza

Putini nënshkroi dekret për hyrje të qytetarëve kinezë në Rusi pa viza

Moskë, 1 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti rus, Vlladimir Putin sot nënshkroi dekret me të cilin u lejohet qytetarëve kinezë të udhëtojnë në Rusi pa viza.

Siç është cekur, në bazë të këtij vendimi, qytetarët kinezë do të kenë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në Rusi jo më gjatë se 30 ditë si turistë, për vizitë apo për shkaqe afariste, si dhe të marrin pjesë në ngjarje arsimore, kulturore, ekonomike dhe sportive, deri më 14 shtator 2026, duke e marrë parasysh parimin e reciprocitetit, kumtuan mediumet ruse.

Qytetarët kinezë do të mund të udhëtojnë edhe në mënyrë tranzitore ose ta braktisin Rusinë pa vizë, nën kushtin të kenë pasaportë të rregullt kineze.

Këto regulla, megjithatë, nuk vlejnë për ata të cilët vijnë në Rusi për të kryer aktivitete pune, përfshirë edhe puna e gazetarëve, apo për studime.

Vendimi hyn në fuqi prej sot. kumtuan mediumet ruse.

Më 2 shtator, Ministria kineze e Punëve të Jashtme kumtoi vendosje të një regjimi provues, 30-ditor, njëvjeçar pa viza për qytetarët e Rusisë.

Ky regjim ka tëbëjë me bartësit e pasaportave të rregullta dhe vlen edhe për atatë cilët planidikojnë të udhëtojnë në Kinë si turistë, për biznes, si pjesë e këmbimit humanitare apo për vizita familjre apo tranzit, përkujtoi agjencia ruse. ab/

foto: МIА arkivi

 

Остани поврзан