Putini është i gatshëm të flasë me Makronin, kumtoi Kremlini
- Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të zhvillojë bisedime me homologun e tij francez Emanuel Makron nëse ekziston një vullnet i përbashkët politik, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.
Moskë, 21 dhjetor 2025 (MIA) – Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të zhvillojë bisedime me homologun e tij francez Emanuel Makron nëse ekziston një vullnet i përbashkët politik, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov.
"Nëse ekziston një vullnet i përbashkët politik, kjo mund të shihet vetëm pozitivisht", tha Peskov.
Marrëdhëniet midis Moskës dhe Parisit mbeten të tendosura në kontekstin e luftës në Ukrainë dhe një numri rastesh dypalëshe, përfshirë rastin me Loran Vinatie - një studiues dhe ekspert francez për Rusinë, i ndaluar në vitin 2024 në Rusi me akuza që lidhen me shkeljen e legjislacionit rus për të ashtuquajturit agjentë të huaj.
Autoritetet franceze e përshkruajnë Vinatierin si shkencëtar dhe analist dhe këmbëngulin në një qasje konsullore dhe respekt për normat ndërkombëtare, ndërsa Moska pretendon se çështja nuk është e motivuar politikisht dhe po shqyrtohet brenda kuadrit të legjislacionit në fuqi.
Që nga fundi i gushtit të këtij viti, Vinatie ka qenë subjekt i akuzave të reja për spiunazh, për të cilat ai mund të dënohet deri në 20 vjet burg. Në fund të muajit të kaluar, hetimi për spiunazh vazhdoi, ndërsa procesi gjyqësor mund të fillojë më 28 shkurt të vitit të ardhshëm. ls/
Foto: Arkivi i EPA-s