• сабота, 22 февруари 2025

Punëtori me titull: “Dialog me shoqërinë civile për ndryshime në Ballkanin Perëndimor”

Punëtori me titull: “Dialog me shoqërinë civile për ndryshime në Ballkanin Perëndimor”

Shkup, 23 janar 2025 (MIA) - Këshilli i ambasadorëve të Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me Këshillin e ambasadorëve të Shqipërisë dhe organizatat partnere - Këshillin atlantik nga Bosnje e Hercegovina, Instituti për zhvillim të qëndrueshëm demokratik nga Kosova dhe Horizonti i ri nga Mali i Zi sot në Shkup organizon punëtorinë me titull: “Dialog me shoqërinë civile për ndryshime në Ballkanin Perëndimor”.

Me këtë rast theksi do të vihet në aftësitë e komunikimit diplomatik, si dhe komunikimit ndërmjet organizatave civile dhe shoqatave civile në vendet e rajonit për ndryshime pozitive.

Punëtoria është pjesë e projektit rajonal të mbështetur nga një grant nga BE/Fondi për Ballkanin Perëndimor.

Fjalë hyrëse do të kenë kryetari i Këshillit të ambasadorëve të Maqedonisë, Gjorgji Filipov dhe kryetari i Këshillit të ambasadorëve të Shqipërisë, Genci Mucaj. Do të marrin pjesë rreth 70 përfaqësues të organizatave joqeveritare nga vendi, si dhe nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi.

foto: Logoja e Këshillit të ambasadorëve të RMV-së

 

Остани поврзан