Punëtori për Strategjinë për Arsimin 2026-2032, dokumenti duhet të miratohet deri në fund të vitit
- Arsimi është punë e kushtueshme. Por vlera e cilësisë është më e madhe se çdo çmim, dhe për këtë arsye Qeveria e Maqedonisë mbetet e përqendruar në të gjitha ndryshimet që duhet të ndodhin deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, sepse për ne nuk ekziston asnjë alternativë tjetër. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në punëtorinë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës e organizoi së bashku me disa institucione të tjera dhe organizata partnere vendore dhe ndërkombëtare, me të cilat po përpunohet Strategjia e re për Arsim 2026-2032.
Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) - Arsimi është punë e kushtueshme. Por vlera e cilësisë është më e madhe se çdo çmim, dhe për këtë arsye Qeveria e Maqedonisë mbetet e përqendruar në të gjitha ndryshimet që duhet të ndodhin deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, sepse për ne nuk ekziston asnjë alternativë tjetër. Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në punëtorinë që Ministria e Arsimit dhe Shkencës e organizoi së bashku me disa institucione të tjera dhe organizata partnere vendore dhe ndërkombëtare, me të cilat po përpunohet Strategjia e re për Arsim 2026-2032.
Filluam procese reformuese në të gjitha segmentet arsimore, njëherësh dhe paralelisht, sepse stagnimi ishte i dukshëm. Këtë na e konfirmojnë PISA dhe TIMSS, lista e Shangait, raportet e Komisionit Evropian dhe analiza të tjera përkatëse. Por, tashmë prej një viti e gjysmë, me entuziazëm të madh, po zbatojmë orientime programore që po japin rezultatet e para, ndërsa për efektivitet të plotë duhet të ketë vazhdimësi. Kjo vazhdimësi do të sigurohet me Strategjinë e re për Arsim”, theksoi Janevska.
Ajo shprehu mirënjohje ndaj të gjithë atyre që marrin pjesë në përgatitjen e dokumentit strategjik dhe potencoi se deri në fund të këtij muaji ekziston mundësia që ndonjë aspekt të plotësohet ose të përmirësohet me ide që, siç u shpreh ajo, mund të vijë nga dikush që deri më tani nuk ka qenë pjesë e procesit të hartimit.
"Strategjia duhet të rrisë gjithëpërfshirjen, shkrim-leximin digjital dhe mediatik, kujdesin për shëndetin mendor dhe fizik të të rinjve, të forcojë mbështetjen për mësimdhënësit dhe të inkurajojë zhvillimin e kompetencave të tyre për mësimdhënie bashkëkohore, në përputhje me standardet globale arsimore.Pas miratimit vjen pjesa më e vështirë – zbatimi dhe matja e arritjeve. Prandaj, energjinë që e kemi pasur deri tani duhet ta ruajmë në të njëjtin nivel, ndërsa Qeveria do të kujdeset të sigurojë të gjitha burimet e nevojshme për zbatimin e masave, projekteve dhe aktiviteteve të parashikuara,” tha Janevska.
Në punëtorinë e sotme për hartimin e Strategjisë për Arsim 2026 - 2032 morën pjesë edhe përfaqësues të UNICEF-it, UNDP-së, Bankës Botërore, GIZ-it, komunitetit akademik dhe shkencor, si edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit.

Në hapje të punëtorisë mbajtën fjalime edhe përfaqësues të organizatave partnere ndërkombëtare. Përfaqësuesja e UNICEF-it në vend, Lesli Myler theksoi se strategjia e re është mundësi që të formohet ajo që vijon, "por jo vetëm si një dokument i mirë, por edhe në klasa, komunitete dhe në jetën e fëmijëve".
Siç tha ajo, Maqedonia e Veriut ka bërë progres të jashtëzakonshëm në disa vitet e kaluara dhe ka standarde të qarta për mësim dhe vlerësim, zhvillohen plane dhe programe të reja mësimore dhe kornizë për zhvillim profesional
Edhe drejtori i Shoqatës gjermane për Bashkëpunim internacional (GIZ) David Oberhuber tha se është shumë e rëndësishme që strategjia që do të zhvillohet të zbatohet dhe të mos jetë një dokument që do të përfundojë në sirtar.
Shtoi se viti 2023 është një periudhë e gjatë, në të cilin do të ketë investime për realizimin e qëllimeve nga dokumenti. Me këtë rast tha se përfaqësues i Gjermanisë, arsimi profesional për ta është mes fushave më të rëndësishme dhe se KfW gjermane dhe Oda Ekonomike Gjermane "kanë qenë donatorë të mëdhenj për zhvillim të arsimit profesional në vend".
Ana Çernishova, zëvendës-përfaqësuese e përhershme e UNDP-së tha se strategjia nuk është vetëm dokument politik por "udhërrëfyes i qartë për atë se si arsimi duhet të sjellë deri në progres dhe deri në realizim të qëllimi zhvillimor mijëvjeçar nr. 4".
Bojana Naceva, përfaqësuese e Bankës Botërore gjithashtu tha se në nevojën për t'iu përgjigjur kërkesave të epokës së re dhe të krijohen vende pune produktive, për të cilat konsiderohet se më shumë do të sjellin deri në ulje të varfërisë dhe do ta rrisin prosperitetin e njerëzve. mb/
Foto: MIA