• петок, 02 јануари 2026

Publikohen pamjet e momentit kur shpërtheu zjarri në Kran Montana

Publikohen pamjet e momentit kur shpërtheu zjarri në Kran Montana

Kran Montana, 2 janar 2026 (MIA) - Kanali francez i lajmeve "BFM TV" ka publikuar pamje që tregojnë momentin e saktë të shpërthimit të zjarrit në klubin e natës në Kran-Montana.

Pamjet tregojnë shishe shampanje të ngritura të pajisura me qirinj piroteknikë, shkëndijat e të cilëve ndezin sfungjerin akustik në tavan.

Mediumi zviceran "Blik" (Blick) publikoi gjithashtu një video, të regjistruar disa sekonda më vonë, duke demonstruar shpejtësinë me të cilën u përhap zjarri.

Ndërsa shkëndija të shumta binin nga tavani, të ftuarit e pranishëm incizuan skenën, duke mos treguar fillimisht ndonjë shqetësim serioz. Në pamje shihet gjithashtu një person që përpiqet pa sukses të shuajë flakët me një copë të veshëmbathjes. sa/

foto: printskrin

Остани поврзан