• сабота, 22 февруари 2025

PSZH-ja po monitoron situatën për transferimin potencial të Vinisiusit

PSZH-ja po monitoron situatën për transferimin potencial të Vinisiusit

Paris, 11 shkurt 2025 (MIA) - Pari Sen Zhermeni ka mbajtur bisedime befasuese me kampin e Vinisius Zhuniorit, pasi ky i fundit refuzoi ofertën e fundit të rinovimit nga Real Madridi, shkruan "Skaj sports". 

Pas negociatave mes Realit dhe përfaqësuesve të 24-vjeçarit rreth dy javë më parë, nuk u arrit marrëveshje, ndërsa lojtari refuzoi ofertën fillestare për vazhdimin e kontratës, pasi pret kushte më të mira financiare nga klubi.

Kampioni francez po monitoron situatën rreth brazilianit dhe mund të bëjë kërkesë zyrtare nëse Real Madridi nuk përmbush kërkesat e Vinisiusit.

Kontrata aktuale e brazilianit me kampionin evropian zgjat deri në qershor të vitit 2027, por mediat spanjolle raportojnë se po rritet tensioni rreth lojtarit në dhomën e zhveshjes te skuadra.

Vinisius Zhunior sonte do të ketë mundësinë të dëshmojë rëndësinë e tij për Real Madridin në ndeshjen e parë kundër Mançester Sitit në plej- ofin e Ligës së kampionëve që luhet në Angli.

Foto: arkivi

Остани поврзан