• сабота, 21 февруари 2026

Protestë e transportuesve: Komunikacion i bllokuar për kamionë në të gjitha vendkalimet kufitare

Protestë e transportuesve: Komunikacion i bllokuar për kamionë në të gjitha vendkalimet kufitare

Shkup, 26 dhjetor 2026 (MIA) - Nga ora 12 është bllokuar komunikacioni për dalje nga shteti për automjete të rënda ngarkuese në VK Dojran i Vjetër, VK Bogorodicë dhe VK Mexhitli, kumtoi LAMM.

Prej orës 12:20 është bllokuar komunikacioni për dalje nga shteti për automjete të rënda ngarkuese në VK Qafë Thanë dhe VK Bllatë.

Nga ora 12 para VK Bllace e Poshtme ka filluar protesta e transportuesve me automjete të rënda motorizuese që komunikacioni ngarkues drejt VK Bllace e Poshtme të kahëzohet tek PB "Dizel", ndërsa komunikacioni tjetër po zhvillohet normalisht.

Prej orës 12 kanë filluar bllokadat edhe në VK Deve Bair, VK Dellçevë dhe VK Novo Sellë.

Tani për tani i bllokuar është vetëm komunikacioni për automjete të rënda ngarkuese pë dalje nga shteti, ndërsa për kategoritë e tjera po zhvillohet pa pengesa.

Për shkak të vendosjes së sistemit tëri për hyrje dhe dalje (EES) të Bashkimit Evropian, transportuesit e Maqedonisë së Veriut, si dhe nga Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, paralajmëruan se do të fillojnë bllokadë shtatëditëshe në vendkalimet kufitare që shkojnë drejt zonës së shengenit. Kërkohet zgjidhje e problemit me evidencë të qëndrimit në zonën e shengenit në pajtim me rregullën 90/180 ditë për shoferët profesionistë.

"Protesta në të gjitha katër shtetet do të fillojë në orën 12:00 për të gjitha automjetet që dalin nga shteti, ndërkaq për të gjitha automjetet që do të hyjnë në shtet vendkalimet kufitare mbyllen në orën 00:00 me qëllim që të gjithë që kthehen në shtëpi të mund të hyjnë dhe t'i bashkangjiten protestës. Kërkesa kryesore e transportuesve është të gjendet zgjidhje për qëndrimin e shoferëve në zonën e shengenit të mos evidentohen ditët apo të na japin ndonjë lloj vize që nuk legjitimohet me numër të ditëve", deklaroi Biljana Muratovska, sekretare e pëegjithshme e Asociacionit të shoqatave të punëdhënësve të shoqatave tregtare transportuese të Republikës së Maqedonisë, "Makam-trans". ab/

Foto. МIА arkivi

Остани поврзан