• недела, 11 јануари 2026

Protesta në mbarë SHBA-në në shenjë solidariteti me viktimën në incidentin në Mineapolis

Protesta në mbarë SHBA-në në shenjë solidariteti me viktimën në incidentin në Mineapolis

Uashington, 9 janar 2026 (MIA) – Protestat në shenjë solidariteti me viktimën nga incidenti në Mineapolis u përhapën në disa qytete në mbarë SHBA-në, pasi 37-vjeçarja Rene Nikol Gud humbi jetën në incidentin me një nëpunës federal të Shërbimit për emigrim dhe doganë (ICE).

Përderisa protestuesit vazhdojnë të grumbullohen në Mineapolis Sent Poll disa ditë pas incidentit vdekjeprurës, tubime për mbështetje janë organizuar edhe në disa pjesë të vendit, njofton Si-En-En.

Në Boston, një grup i madh i protestuesve u tubuan në parkun publik Boston Komon dy ditë me radhë, duke protestuar kundër politikave emigruese të administratës së presidentit amerikan Donald Tramp. 

Në tubim u dëgjuan fjalime në të cilat shprehej shqetësim për bastisjet e ICE dhe ndikimin e tyre mbi të rinjtë dhe bashkësitë emigruese. Në Baltimor, protestuesit mbajtën tubim në qendër të qytetit, para ndërtesës federale Xhorxh H.Fallon, në të cilën gjendet zyra lokale e ICE. Protestuesit mbanin shenja me porosi për mbështetje të familjeve emigruese dhe kundërshtim të administratës së Trampit, si dhe thirrje për drejtësi për Rene Gud. 

Në Birmingem, Alabama, protestuesit e nderuan Rene Gudin me fotografi të ndriçuara dhe flamuj amerikanë në qendër të qytetit, duke kërkuar drejtësi për nënën e tre fëmijëve. Organizatorët thanë se incidenti ishte kuptuar si kërcënim personal për shumë qytetarë të cilët publikisht nuk pajtohen me politikat e tanishme.  

Tubime u mbajtën edhe në Pflugervill, Teksas, ku protestuesit u tubuan para ndërtesës së Departamentit për Siguri të Brendshme në qytet. Organizatorët e përshkruan tubimin si aksion të jashtëzakonshëm, me porosi për solidaritet me Mineapolisin dhe kërkesë drejt ICE-së që të tërhiqet nga bashkësitë lokale. fc/

Foto: EPA

 

Остани поврзан