• сабота, 21 февруари 2026

Protesta në Danimarkë dhe Grenlandë kundër planeve të Trampit për të marrë ishullin

Protesta në Danimarkë dhe Grenlandë kundër planeve të Trampit për të marrë ishullin

Kopenhagen, 17 janar 2026 (MIA) – Në Kopenhagen dhe në disa qytete të tjera daneze, si dhe në kryeqytetin e Grenlandës sot do të mbahen protesta kundër ambicieve të presidentit amerikan Donald Tramp për të marrë kontrollin e ishullit.

Me thirrjen e disa organizatave të Grenlandës, disa mijëra njerëz njoftuan në rrjetet sociale se do të merrnin pjesë në protesta në Kopenhagen, Arhus, Alborg dhe Odense.

Qëllimi është të dërgohet një mesazh i qartë dhe unanim në favor të respektimit të demokracisë dhe të drejtave themelore të njeriut në Grenlandë, organizata kombëtare e qytetarëve të Grenlandës në Danimarkë, Uagut.

Koalicioni i organizatave lokale të Grenlandës dëshiron të përdorë praninë e një delegacioni të Kongresit amerikan në Kopenhagen, që zëri i tyre të dëgjohet.

Trampi ka deklaruar vazhdimisht gjatë mandatit të tij të dytë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kenë kontrollin e ishullit të madh, strategjikisht të rëndësishëm, por me popullsi të rrallë në Arktik, që i përket Danimarkës. Ai thotë se Grenlanda është e rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe se do ta marrë kontrollin "në një mënyrë ose në një tjetër" për të kundërshtuar interesat ruse dhe kineze në Arktik.

Këshilltari i Trampit, Stiven Miller, mbrëmë për "Foks njuz" e  konfirmoi qëndrimin e SHBA-së për Grenlandën.

"Grenlanda është një e katërta e madhësisë së SHBA-së, me gjithë respektin e duhur, është një vend i vogël me një ekonomi të vogël dhe një ushtri të vogël, e cila nuk mund ta mbrojë Grenlandën... Por. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndërmend të shpenzojnë miliarda dollarë për të mbrojtur territorin, ndërsa t'ia lënë sovranitetin e saj Danimarkës, theksoi Miller.

Protestat do të zhvillohen tre ditë pas takimit në Uashington ku përfaqësuesit danezë pranuan se aktualisht nuk ka mundësi për marrëveshje me liderët amerikanë mbi të ardhmen e territorit autonom.

Disa liderë evropianë kanë shprehur mbështetje për Danimarkën, kurse Trampi dje u kërcënua se do të rrisë tarifat për vendet që nuk e mbështesin planin e tij për Grenlandën.

Franca, Suedia, Gjermania dhe Norvegjia, së bashku me Holandën, Finlandën dhe Britaninë e Madhe, dërguan personel ushtarak në Grenlandë dy ditë më parë për një mision zbulimi, si pjesë e stërvitjes së Danimarkës "Rezistenca Arktike", e organizuar me aleatët e NATO-s. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан