• петок, 05 декември 2025

Protesta në Bullgari për shkak të propozim buxhetit për vitin 2026, përplasje me policinë në Sofje

Protesta në Bullgari për shkak të propozim buxhetit për vitin 2026, përplasje me policinë në Sofje

Sofje, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Mijëra njerëz mbrëmë u tubuan në Sofje dhe në disa qytete të tjera duke protestuar kundër planit buxhetor për vitin 2026, i pari i përgatitur në euro para se vendi-anëtar i Bashkimit Evropian ta miratojë valutën e përbashkët më 1 janar.

Sipas mediumeve bullgare, organizusit e protestës ishin nga "Vazhdojmë me ndryshimet - Bullgaria demokratike" (PP-DB), ndërsa shkaku ishte refuzimi i liderittë GERB-it, Bojko Borisov ta tërheqë nga parlamenti projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili tashmë ishte parashtruar.

Disa demonstrues u ndeshën me policinë, e cila i rerthoi zyret e partisë në pushtet në Sofje dhe gjuajtën gurë, shishe dhe mjete piroteknike në drejtim të policisë.

Presidenti bullgar, Rumen Radev në kumtimin në Fejsbuk deklaroi se "kjo nuk është përplasje mes policisë dhe demonstruesve, por provokim nga ana e mafies, e cila ka për qëllim t'i kontrollojë". Radev bëri thirrje për ndërprerje të dhunës dhe të gjithë t'i përmbahen ligjit.

"Provokimet nuk e ndryshojnë faktin: bullgarët i thanë JO kësaj qeverie. Ka vetëm një dalje: dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme", theksoi ai.

Më 28 nëntor, pas protestave të ngjashme, qeveria pakicë e Rosen Zheljazkovit premtoi se sërish do ta parashtrojë planin për shpenzim për vitin 2026 në parlament, me qëllim që të mundësojë më shumë kohë për konsultime me partitë opozitare, sindikatat dhe punëdhënësit. Komisioni parlamentar e miratoi planin buxhetor në lexim të parë më 18 nëntor.

Partitë opozitare dhe organizata të tjera thonë se protestojnë kundër planeve të qeverisë për t'i rritur kontributet për sigurim social dhe tatimet e dividendave për financim të shpenzimeve më të larta, si dhe korrupsionin shtetëror.

Rreth gjysma e bullgarëve janë kundër miratimit të euros, duke u frikësuar se kjo do të ndikojë në sovranitetin e vendit dhe se tregtarët me pakicë do ta shfrytëzojnë kalimin nga valuta nacionale e levit në euro për t'i rritur çmimet.

Kryetarja e Bankës qendrore evropiane, Kristin Lagard paralajmëroi se inflacioni mund të rritet kur shteti ballkanik do t'i bashkohet eurozonës. ab/

Foto: ЕPА

Остани поврзан