• сабота, 22 февруари 2025

Protesta në Shkup dhe Negotinë për nder të Frosinës e cila u shtyp me makinë në “Arradhat partizane” në Shkup

Protesta në Shkup dhe Negotinë për nder të Frosinës e cila u shtyp me makinë në “Arradhat partizane” në Shkup

Shkup, Negotinë, 31 janar 2025 (MIA) - Tubim paqësor është caktuar për sot në ora 15 në Negotinë për nder të stilistes së re Frosina Kulakova e cila të mërkurën në Shkup para mesnatës është goditur për vdekje nga një makinë.

"Me dhimbje dhe revoltë të pamasë propozojmë të mblidhemi në një tubim të qetë për nder të Frosinës sonë e cila u godit brutalisht në rrugë. Jetojmë në një shoqëri ku ngasja e automjetit nën ndikimin e alkoolit është bërë plotësisht i normalizuar – është koha të themi 'Mjaft!', Të mblidhemi sot në orën 15 në sheshin e Negotinës për të bërë homazhe dhe për të dërguar një mesazh të qartë. Siguria në rrugë duhet të jetë prioritet. Përgjegjësia duhet të jetë e pashmangshme. Viktimat nuk duhet të mbeten vetëm numra. Të mos përsëritet më!", thonë organizatorët e protestës.

Protestë është caktuar sot edhe në Shkup në orën 13, si dhe të dielën në Kavadar.

Рестриктивните мерки воведени поради епидемијата на коронавирус го намалија месечниот број на загинати во сообраќајни незгоди во Германија на рекордно ниско ниво.

Stilistja e re 22-vjeçare Frosina Kulakova e cila u godit për vdekje në "Arradhat partizane" në Shkup do të varroset sot në Negotinë. Për këtë ka informuar në Fejsbuk, babai i saj Todor Kulakov.

"Jeta ende pa filluar, mizorisht e shuar. Rehati as në qiell as në tokë”, ka shkruar ai.

Për të gjithë miqtë, të afërmit dhe kolegët, Kulakov njoftoi se varrimi do të bëhet pasdite, pasi mund t'i bëhen homazhe në kapelën në Butel në Shkup nga ora 10 deri në orën 11 dhe në kapelën në Negotinë nga ora 13 deri ora 14.

"Pusho në paqe e dashura jonë, e dashur qofsh me Zotin, Frosinçe”, ka shkruar babai i saj.

Përmes rrjeteve sociale, me një fotografi të përbashkët nga Frosina është përshëndetur edhe stilisti i njohur Izet Curi, i cili prej dekadash aktivisht punon në skenën e modës franceze dhe ka qenë profesor i 22-vjeçares.

"U prehtë në paqe studentja më entuziaste që kemi pasur ndonjëherë. Do të na mungosh shumë engjëll”, ka shkruar Curi në Fjesbuk.

Kundër shoferit 20-vjeçar që goditi për vdekje Frosina Kulakovën në rrugën “Arradhat partizane”, më parë ka pasur kallëzime për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve dhe për aksident trafiku ku një person ka marrë lëndime të lehta. I dyshuari ka qenë në paraburgim, ndërsa më pas Gjykata Themelore Penale në Shkup ka vendosur t'i shqiptojë masë edukative në institucionin korrektues duke i hequr masën e paraburgimit.

Siç bën të ditur Prokuroria, më 30 mars 2024, Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër të dyshuarit për vepër penale sipas nenit 215 të Kodit penal. Të njëjtën ditë prokurori publik ka lëshuar urdhër për ngritjen e procedurës hetimore dhe ka propozuar masën e paraburgimit.

I dyshuari ka qenë i kapshëm për organet e përndjekjes që nga 2 prilli 2024 dhe menjëherë ka filluar vuajtjen e masës së paraburgimit. Nga Prokuroria thonë se hetimet kanë përfunduar për më pak se dy muaj dhe më 21 maj 2024 prokurori publik ka ngritur aktakuzë dhe ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit e cila është pranuar.

"Paraburgimi është vazhduar deri më 31 korrik 2024, kur Gjykata Themelore Penale në Shkup ka sjell aktvendim ku të dyshuarin e shpall fajtor dhe ndaj tij është shqiptuar masë edukative – referim në institucionin korrektues duke ia hequr masën e paraburgimit", thonë nga Prokuroria.

Shtojnë se më 30 shtator 2024, prokurori publik ka paraqitur ankesë i pakënaqur me aktvendimin, duke kërkuar dënim më të ashpër. Ankesa ka të bëjë me masën edukative, pasi për paraburgimin nuk lejohet ankesë.

Sipas informacioneve të PTHP-së, kundër të dyshuarit është ngritur edhe një kallëzim tjetër penal më 1 shkurt 2023, për aksident trafiku më 4 nëntor 2022 ku një person ka marrë lëndime të lehta.

"Prokurori publik ka sjell vendim që të mos iniciojë ndjekje penale, ndërsa i dyshuari është pajtuar që të paguaj 18.000 denarë në buxhetin e RMV-së. Përveç kësaj MPB-ja ka iniciuar edhe procedurë kundërvajtëse për ngasje të automjetit pa patentë shofer, kallëzime penale tjera ndaj personit nuk janë iniciuar", shtojnë nga prokuroria.

Prokuroria Themelore Publike Shkup dje ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 20-vjeçarit të dyshuar për vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve në komunikacion.

I dyshuari më 29 janar ka drejtuar automjetin "Pezho 207" pa patentë shofer dhe nën ndikimin e alkoolit me çka ka goditur këmbësoren Frosina Kulakova në bulevardin "Arradhat partizane" e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Prokurori publik ka propozuar masë paraburgimi për të dyshuarin.

VMRO DPMNE dhe LSDM kërkuan dënim maksimal për autorin dhe veprim të menjëhershëm të institucioneve.

Foto: Fejsbuk

Остани поврзан