Protesta në SHBA kundër punës së agjentëve të ICE dhe vrasjes së dytë në Mineapolis për një muaj
- Në Mineapolis dhe qytete të tjera amerikane vazhduan protestat për shkak të veprimeve të agjentëvetë Shërbimit për emigracion (ICE) të cilët të shtunën e vranë 37-vjeçarin Aleks Priti.
Mineapolis, 26 janar 2026 (MIA) - Në Mineapolis dhe qytete të tjera amerikane vazhduan protestat për shkak të veprimeve të agjentëvetë Shërbimit për emigracion (ICE) të cilët të shtunën e vranë 37-vjeçarin Aleks Priti.
Kjo është vrasja e dytë për më pak se një muaj ku janë të prëfshirë agjentë të ICE, të angazhuar nga administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp për t'u përballur me emigrantët e paligjshëm.

Guvernatori i Minesotës, Tim Uollc, tha se Amerika ndodhet në "pikë kthese" dhe sërish kërkoli nga Trampi t'i tërheqë agjentët federalë për emigracion nga Mineapolisi.
Tramp u kundërpërgjigj me thirrje drejtuar guvernatorit që t'i "dorëzojë të gjithë emigrantët e paligjshëm kriminelë" të cilët po ruhen në burgjet shtetërore për deportim.
Shefi i policisë në Mineapolis, Brajan O'Hara deklaroi për Bi-Bi-Si se agjentët federalë ua kanë penguar nëpunësve shtetërorë qasjen drejt vendit të të shtënave, edhe përkundër asaj që kishin siguruar urdhër për bastisje.
Të gjithë nëpunësit për zbatim të ligjit në Minesotë bashkëpunojnë me autoritetet federale "tashmë disa vite", ndërsa ngjarjet në këtë shtet amerikan e pengojnë aftësinë e agjencive të vazhdojnë me hetimet, shtoi ai.
Tramp në intervistë për "Uollstrit xhurnall" theksoi se ndoshta do t'i tërheqë agjentët e ICE nga rajoni i Mineapolisit, por nuk saktësoi një kornizë kohore.

"Në një moment të caktuar atado të shkojnë. Ata kryen një punë fenomenale", tha Tramp.
Deputetët mbeten të ndarë rreth vrasjes së Pritit, si dhe të drejtës së tij për të mbajtur armë nga Amandamenti i dytë.
Më 24 janar, agjentë të ICE e qëlluan dhe e vranë 37-vjeçarin priti, duke pohuar se ka pasur pistoletë me vete dhe i ka rezistuar arrestimit.
Në platformën Truth Social, Tramp kumtoi fotografi të pistoletës që ishte gjetur tek priti dhe shkroi: "Për çfarë bëhet fjalë? Kush tjetër mban pistoletëpër të protestuar?".
Administrata e Trampit e përshkroi Pritin si "terrorist vendor".
Kundërshtarët e Trampit dhe ICE pohojnë ndryshe.

Ata thonë se Priti fare nuk e ka nxjerrë pistoletën dhe se agjentët e ICE kanë pasur sjellje brutale ndaj tij, ndërkaq më pas e vranë në rrugë.
Dëshmitarë okularë, nëpunës lokal dhe familja e viktimës tha se priti ka pasur telefon në dorë, dhe jo armë.
Shefi i policisë në Mineapolis tha se Priti ka pasur leje për armë dhe nuk ka pasur kundërvajtje tët jera apo dosje kriminele përveç disa dënimeve në komunikacion. ab/
foto: DPА