• петок, 12 декември 2025

Protestë e bujqve në Selanik, vendkalimet kufitare Evzoni dhe Niki tani për tani mbeten të hapura

Protestë e bujqve në Selanik, vendkalimet kufitare Evzoni dhe Niki tani për tani mbeten të hapura

Athinë, 12 dhjetor 2025 (MIA) - Protestë në portin në Selanik për sot caktuan bujqit nga Greqia veriore, ku do të arrijnë me traktorë, autobusë dhe automjete bujqësore nga bllokadat e vendosura në rrethinën e qytetit, ndërsa për shkak të tubimit, vendkalimet Evzoni dhe Niki drejt vendit tonë, të paktën derisa zgjat protesta, pritet të jenë të hapura, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në Selanik, qëlimi i bujqve është që simbolikisht në disa orë ta bllokojnë portin.

Paralajmërimet janë që pas përfundimit të protestës, në takim të vendoset nëse gjatë ditës së sotme sërish do të bllokohen vendkalimet kufitare.

Paralelisht me aktivitetet në pjesën veriore të vendit, në pjesët tjera të Greqisë vazhdojnë bllokadat në autostrada.

Bllokada kryesore është në Greqinë qendrore, tek Nikea, pranë Larisës në autostradën Selanik-Athinë, ku trafiku kryhet në rrugë dytësore, ndërsa Komiteti kompetent për bllokadat bujqësore në të gjithë vendin ka planifikuar takim të ri për të shtunën, në të cilin do të merret vendim për hapat e mëtejshëm.

Protestat e bujqve filluan më 30 nëntor, për shkak të rritjes së harxhimeve të prodhimit dhe çmimeve të ulëta të shitjes së produkteve të tyre, për shkak të skandalit me subvencionet bujqësore evropiane, ndërsa kërkesa kryesore është pagesa e subvencioneve të mbetura.

Bllokada janë vendosur në disa autostrada dhe rrugë lokale në tërë Greqinë, me çka vështirësohet trafiku, i cili po zhvillohet në rrugë anësore. bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан