Propozim-vendimi për rregullimin e koeficientëve për përcaktimin e pagave të deputetëve dhe zyrtarëve është mbështetur nga Komisioni Parlamentar
- Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot me 11 vota “pro” dhe asnjë kundër ose të abstenuar e miratoi Propozim-vendimin për rregullimin e koeficientëve për përcaktimin e pagës së Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të zyrtarëve të zgjedhur dhe emëruar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shkup, 22 janar 2025 (MIA) - Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot me 11 vota “pro” dhe asnjë kundër ose të abstenuar e miratoi Propozim-vendimin për rregullimin e koeficientëve për përcaktimin e pagës së Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të zyrtarëve të zgjedhur dhe emëruar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për diskutim për këtë pikë nuk është paraqitur asnjë nga anëtarët e pranishëm të Komisionit.
Si pikë shtesë në rendin e ditës së Komisionit është përcaktimi i Propozim-vendimit për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë.
Lidhur me këtë, deputetja Arbana Pasholi, në fjalimin e saj në seancë, theksoi se kjo pikë e vështirëson punën e deputetëve pasi u duhet kohë për të shqyrtuar materialet e dorëzuara. Ajo vuri në dukje se materialet lidhur me këtë pikë nuk iu janë dorëzuar në kohë dhe shtoi se mungojnë të dhënat bazë për të zhvilluar diskutimin.
Kryetari i Komisionit parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, Gjorgji Sajkoski tha se materialet janë dorëzuar në kohë, ndërsa të njëjtat janë publikuar në ueb-faqen e Kuvendit.
Seanca e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve do të vazhdojë pas një ore pauzë, me kërkes të deputetës Pasholi, me qëllim që materialet në lidhje me pikën e dytë t'u dorëzohen edhe në gjuhën shqipe. ls/
Foto: Printskrin