Propozim-vendimi për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë mbështetet nga Komisioni kuvendor
- Me tetë vota "për", asnjë "kundër" dhe asnjë "të përmbajtur", Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot në mbledhje e konstatoi Propozim - vendimin për shkarkim të drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë.

Shkup, 22 janar 2025 (MIA) - Me tetë vota "për", asnjë "kundër" dhe asnjë "të përmbajtur", Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot në mbledhje e konstatoi Propozim - vendimin për shkarkim të drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë.
Duke e arsyetuar këtë pikë të rendit të ditës, në fjalën e tij, kryetari i Komisionit, Gjorgji Sajkoski tha se në pajtim me nenin 57 paragrafi 1 pika 2 nga Ligji për arsim të lartë, drejtori i Agjencisë prë cilësi në arsimin e lartë kujdeset për zbatimin e vendimeve dhe zgjidhjeve të Këshillit për akreditime dhe Këshillit për evaluim, por edhe përgjigjet për ligjshmërinë e punës së Agjencisë në tërësi, përfshirë edhe tre organet - drejtorin, Këshillin për akreditim dhe këshillin për evaluim.
Ai përmendi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) ka kërkuar nga drejtori i Agjencisë prë cilësi në arsimin e lartë të parashtrojë raport me shfaqje tabelare të të dhënave nga kompetencat e Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, numër dhe datë të kërkesës së parashtruar për akreditim të vitit studentor, numër dhe datë të vendimit për akreditim të programit studimor dhe cilit cilës i referohet, për periudhën prej vitit 2023 dhe vitit 2024.
Lidhur me këtë pikë, në fjalën procedurale, deputeti Sali Murati tha se ekziston shkelje e procedurave të rregullores dhe se mbledhja është caktuar pa parashtrim me kohë të materialeve.
Ai akuzoi se lidhur me këtë pikë nuk janë paraqitur dëshmi konkrete, ekzistojnë mangësi në procedurën dëshmuese, si dhe në kronologjinë e ngjarjeve. Ka vetëm, siç tha, "thënie paushalle pa dëshmi konkrete".
Sipas Muratit, duhet të kërkohen dëshmi shtesë nga Minsitria e Arsimit dhe Shkencës si dhe shembuj konkret nga parregullsitë në fjalë, të cilat i ka kryer drejtori i Agjencisë.
Kryetari i Komisionit, Sajkoski, tha se sot vetëm japin propozim për shkarkim të drejtorit, ndërkaq do të ketë mbledhje plenare, në të cilën ai do të thirret dhe do të japë arsyetimin e vet.
Ai e porositi deputetin Murati se do të dëshuronte të dëgjojë mendimin e tij se në cilin nivel ndodhet arsimi i lartë në shtet.
Deputetja Arbana Pasholli theksoi se nuk janë parashtruar me kohë materialet lidhur me këtë pikë.
"Ne deputetët nga opozita nuk kemi qasje elektronike drejt materialeve, ndërkaq të njejtat nuk janë parashtruar as në gjuhën shqipe. Ne për shkak të revoltës do ta braktisim mbledhjen. Për mbledhjen e ardhshme duhet të siguroni materiale me kohë, ndërsa vetë mbledhjet të thirren sipas Rregullores", tha Pasholli.
Kryetari i Komisionit, Sajkoski u përgjigj se të gjitha procedurat e rregullores janë respektuar.
Deputeti Nikolla Micevski në fjalimin e vet theksoi se vendimi për vendosjen e kësaj pike në rend dite vjen pas parashtrimit të raportit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), nënshkruar nga ministrja, si person i cili e përfaqëson vetë Ministrinë.
Lidhur me pikën "Të tjera", kryetari Sajkoski theksoi se Komisioni do t'i parashtrojë shkresë koalicionit Fronti evropian në pajtim me rregulloren për punë të Kuvendit, të parashtrojë propozim për kryetar të ri të Komisionit për politikë sociale, demografi dhe rini, pasi që Kuvendi në mbledhjen e 20-t më 16 janar të këtij viti e konstatoi dorëheqjen e Ilire Dautit nga ky funksion. ab/
Foto: printskrin