• петок, 21 февруари 2025

Propozimet e tregtarëve në mbledhje të Qeverisë, do të shqyrtohen edhe masa shtesë

Propozimet e tregtarëve në mbledhje të Qeverisë, do të shqyrtohen edhe masa shtesë

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Propozimet e tregtarëve sot duhet të shqyrtohen në mbledhje të Qeverisë, ndërsa siç është paralajmëruar, do të shqyrtohen edhe mundësi shtesë, pas çka Qeveria do të marrë qëndrim për atë se cilat ose çfarë masa do të ndërmerren për kufizimin e çmimeve të produkteve të caktuara. 

Në përputhje me marrëveshjen, deri te Ministria e Ekonomisë dhe Punës kanë mbërritur disa propozime nga ana e tregtarëve, disa prej të cilave kanë të bëjnë me kufizimin e marzhit, ndërsa të tjerat me uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. 

Јавното обвинителство итно и приоритетно да постапува по предметите што се во врска со одлуките и мерките за спречување на коронавирусот, препорака до сите работодавачи таму каде што е можно

"Qeveria në seancën e nesërme do të hapë diskutim, do të shqyrtojë mundësitë shtesë dhe do të vendosë se cilat dhe çfarë masash do të ndërmerren", informojnë nga pres shërbimi qeveritar. 

LSDM opozitare dje porositi se edhe krahas asaj që me muaj Qeveria premton masa për uljen e çmimeve, shohim debakël të plotë të politikave qeveritare. Njëkohësisht, grupi parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit në Kuvend dje i parashtroi zgjidhjet e para ligjore nga pakoja e mesave për shpëtim të standardit jetësor të qytetarëve. 

Siç informoi në konferencën për media deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi, propozojnë ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për TVSH-në, me të cilin kërkojnë uljen e taksës për energjinë elektrike nga 18 për qind në 5 për qind dhe heqjen e TVSH-së për produktet ushqimore bazë, gjegjësisht uljen e saj nga 5 për qind në 0 për qind.

Изјави на вицепремиерот за економски прашања, координација со економските ресори и инвестиции, Фатмир Битиќи пред трибината со млади на која ќе се дискутираат заклучоците на проектот „Што сак

"Ulja e TVSH-së për energjinë elektrike do të nënkuptojë 13 për qind fatura më të ulëta, gjegjësisht rrymë më e lirë për mbi 600 mijë amvisëri. Për një faturë prej 3.000 denarë, qytetarët do të kursejnë rreth 400 denarë – shumë që në vend që të shkojë në buxhetin e shtetit do të mbetet në buxhetet familjare. Pasi që nga ana tjetër, heqja e TVSH-së për produktet ushqimore bazë do të sjellë ushqime më të lira, gjegjësisht ulje të çmimeve të produkteve ushqimore bazë për 5 për qind", tha ai.

Oda Ekonomike e Tregtarëve me shumicë dhe pakicë, kryesisht me produkte ushqimore dhe jo ushqimore, pije dhe duhan, sot ka dorëzuar në Qeveri, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut i ka dorëzuar propozimet për sigurimin e masave efektive për uljen e çmimeve të grupeve të produkteve.

Siç informojnë nga Oda, propozimet janë përgatitur pas një takimi të mbajtur të premten në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, së bashku me ministrin, zëvendësministrin, përfaqësues nga institucionet përkatëse, si dhe anëtarë të Odës. 

Anëtarja e Odës, Danica Bllazhevska nga "Reptil Markete", të premten pas takimit në Ministri deklaroi se përfaqësuesit e tregtarëve dhe distributorëve kërkuan ulje reale të çmimeve nga 100 deri në 200 produkte sepse formula fillestare përfshin mbi 1.000 produkte, prandaj, siç tha, nuk mund të arrijnë efektin e uljes sa më të madhe të çmimeve dhe bërjes së tyre më të arrithshme për qytetarët. Porositi se konsiderojnë se është më mirë që së bashku me prodhuesit dhe furnitorët të bëjmë një ulje reale të çmimeve nga 100 deri në 200 produkte, të cilat janë më të nevojshmet për jetën e përditshme, të cilat do të jenë të dukshme për qytetarët.

Сите маркети кои продаваат леб, брашно тип - 400, млеко со масленост од 2 проценти, од 3,2 и 3,5  проценти масленост, бел шеќер, сончогледово масло, месо и други кланични производи за јадење,

Nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës sot për MIA-n thanë se në takimin e së premtes është rënë dakord që vendimi përfundimtar të merret deri në fund të kësaj jave.

"Kur të ketë vendim, do ta informojmë opinionin", deklaruan për MIA-n nga Ministria. 

Pas rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe dy bojkoteve të qytetarëve, javën e kaluar të martën, Qeveria në seancë e obligoi Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës të përgatisë e Projektvendimi për kufizimin e marzhit bruto të fitimit në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë të disa produkteve ushqimore bazë, produkteve higjienike dhe ushqimit për fëmijë. 

Me Projektvendimin është dashur të mbulojë produktet ushqimore bazë nga të njëjtat 73 grupe produktesh që kanë qenë në shportat e mëparshme, si dhe detergjentët, ushqimet për fëmijë dhe produktet e tjera joushqimore që kanë një diferencë shumë të lartë dhe janë pjesë e nevojave bazë të qytetarëve.

Ky vendim është bazuar në raportin gjashtëmujor të Inspektoratit Shtetëror të Tregut, sipas të cilit është konstatuar se shitësit me pakicë kanë mbi 20 për qind marzhe për produkteve ushqimore bazë dhe mbi 30 për qind marzhe për produktet e higjienës personale, ndërsa importuesit dhe distributorët kanë shënuar marzhe më të larta, madje deri në 50 për qind.

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан