Pronarët e "Konstellejshën" në gjykatë për shkak të zjarrit në barin në Kran - Montana
- – Pronarët e barit të famshëm “Konstellejshën” në Kran Montana, Zhak dhe Xhesika Moreti, sot u paraqitën për herë të parë para gjykatësit hetues në Sion si të dyshuar në lidhje me zjarrin nga 1 janari në të cilin humbën jetën 40 persona, në mesin e të cilëve 21 persona nën 18 vjet.
Sion, 9 janar 2026 (MIA) – Pronarët e barit të famshëm “Konstellejshën” në Kran Montana, Zhak dhe Xhesika Moreti, sot u paraqitën për herë të parë para gjykatësit hetues në Sion si të dyshuar në lidhje me zjarrin nga 1 janari në të cilin humbën jetën 40 persona, në mesin e të cilëve 21 persona nën 18 vjet.
Ata i dhanë deklaratat e tyre në zyrën e Ministrisë së Drejtësisë në Kantonin Vale, në shoqërim, të tre avokatëve.
Edhe pse u përballën me numër të madh të gazetarëve, të cilët i pritën para ndërtesës, të dyshuarit nuk dhanë kurrfarë deklaratash. Edhe avokatët, gjithashtu, refuzuan të komentojnë për rastin, informon servisi zviceran publik RTS.
Sipas informacioneve nga hetimi, të dyshuarit akuzohen për vrasje nga pakujdesia, shkaktim të zjarrit dhe lëndime trupore të shkaktuara nga pakujdesia.
Si pjesë e hetimit të sotëm, i kryesuar nga prokurorët, fokusi ishte vendosur në gjendjen pronësore të familjes Moreti, përderisa pyetjet konkrete për shkaqet e tragjedisë priten më vonë.
Edhe pse hollësitë për vetë zjarrin nuk ishin shqyrtuar, viktimat në këtë rast, si dhe avokatët e viktimave, do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje gjatë seancave të ardhshme gjyqësore.
Hetimi do të vazhdojë në ditët në vijim.
Sot në mbarë Zvicrën është shpallur Ditë Zie Kombëtare në kujtim të të gjitha viktimave nga zjarri në Kran Montana. fc/
Foto: X