Promovim i dy hulumtimeve për integrimin evropian të vendit
- Instituti për Demokraci "Societas Civilis" - Shkup (IDSCS) dhe Fondacioni "Konrad Adenauer" sot në Shtëpinë e Evropës - Shkup (Europe House-Skopje) do të promovojnë dy punime hulumtuese: "Analiza e opinionit publik për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian (2014-2024) dhe "Integrimi në BE në vitin 2024: Nga ëndërr evropiane deri në realitet të Maqedonisë".

Shkup, 17 shkurt 2025 (MIA) -Instituti për Demokraci "Societas Civilis" - Shkup (IDSCS) dhe Fondacioni "Konrad Adenauer" sot në Shtëpinë e Evropës - Shkup (Europe House-Skopje) do të promovojnë dy punime hulumtuese: "Analiza e opinionit publik për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian (2014-2024) dhe "Integrimi në BE në vitin 2024: Nga ëndërr evropiane deri në realitet të Maqedonisë".
Analizat janë përgatitur në bazë të sondazhit të opinionit publik për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i kryer në periudhën tetor - dhjetor 2024.
Ngjarja do të hapet nga Marko Troshanovski, kryetar i Institutit për Demokraci dhe Daniel Braun, drejtor i Zyrës së Fondacionit "Konrad Adenauer" në Shkup. Fjalim hyrës do të ketë Mihalis Rokas, ambasador i BE-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Punimet hulumtuese do t'i prezantojnë autorët - Ivan Damjanovski, profesor në Fakultetin Juridik "Justiniani i parë" pranë UKIM, Zoran Neçev, udhëheqës i Qendrës për Integrime Evropiane në Institutin për Demokraci "Societas Civilis" - Shkup dhe Anamarija Velinovska, hulumtuese në Qendrën për Integrime Evropiane pranë Institutit për Demokraci.
Instituti për Demokraci dhe Fondacioni Konrad Adenauer kumtoi se rishikim të rezultateve të anketës së realizuar të opinionit publik do të japin Antonio Miloshoski, nënkryetar i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Viktorija Trajkov, Zëvendësministre për Çështje Evropiane dhe Monika Zajkova, deputete dhe anëtare e Këshillit Nacional për Integrime Evropiane,
Siç është paralajmëruar, fjalim përmbyllës në ngjarje do të ketë, Petra Dreksler, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. ls/
Foto; Arkivi i MIA-s