Prokurorja Natasha Kërstevska Caleva do të udhëheqë me Prokurorinë e përgjithshme publike derisa zgjat procedura penale e Mustafa Hajrullahit
- Prokurorja nga Prokuroria e Lartë, Natasha Kërstevska caëeva do ta ndërmarrë funksionen e shefes së Prokurorisë së lartë, ndërsa zgjat pezullimi i prokurorit publik, Mustafa Hajrullahi.

Shkup, 10 shkurt 2025 (MIA) - Prokurorja nga Prokuroria e Lartë, Natasha Kërstevska caëeva do ta ndërmarrë funksionen e shefes së Prokurorisë së lartë, ndërsa zgjat pezullimi i prokurorit publik, Mustafa Hajrullahi.
Vendimi i këtillë është marrë unanimisht sot në seancën e Këshillit të prokurorëve publikë, ku është theksuar se prokurori i lartë publik Mustafa Hajrullai nuk mund të udhëheqël me Prokurorinë duke pasur parasysh se kundër tij zhvillohet procedurë penale.
"Propozimi për ndërmarrjen e funksionit nga ana e Kërstevska Caleva është theksuar nga ana e prokurorit publik republikan Lupço Koceski, si një nga nëntë prokurorët e mundshëm publik në Prokurorinë e lartë publike, të cilët mund të ndërmarrin funksionin e që të udhëheqë me Prokurorinë.
Në bazë të konstatimeve për gjendjen faktike nga mbikëqyrja e kryer në Prokurorinë e përgjithshme publike Shkup, në muajin dhjetor të vitit të kaluar, kocevski ka dorëzuar propozim për ngritje të procedurës disiplinore kundër shefit të Prokurorisë Themelore Publike, Mustafa Hajrullahi dhe një nga prokurorët.
Prokuroria Publike më pas informoi se Kocevski ka shqyrtuar procesverbalin dhe raportin përfundimtar nga mbikëqyrja e kryer në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup, si dhe shënimet zyrtare të bashkangjitura, dhe në bazë të konstatimeve të kushteve të përcaktuara, ka vendosur që Komisionit për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit t'i paraqesë propozim për ndjekje penale punë profesionale dhe nga pakujdesia në katër raste në të cilat ka hequr dorë nga ankesa apo aktakuza.
Propozim për inicimin e procedurës disiplinore është dorëzuar edhe kundër prokurorit të lartë publik të Prokurorisë së Lartë Publike Shkup, të cilit i është referuar rasti dhe me pëlqimin e të cilit është marrë vendim në tri nga rastet e lartpërmendura, si dhe për shkak të parregullsive të konstatuara në mënyrën e regjistrimit të lëndëve në Prokurorinë e Lartë Publike Shkup. mb/
Foto: MIA