Prokuroria zvicerane urdhëroi paraburgim për pronarin e "Le Konstelasion" për shkak të rrezikut nga arratisja
- Prokurorët zviceranë njoftuan sot se kanë urdhëruar paraburgimin e njërit prej dy pronarëve të barit në qendrën turistike të skijimit Kran-Montana, i cili u dogj në natën e Vitit të Ri. Zjarri vrau 40 persona dhe mediat lokale raportuan se një urdhër arresti është ekzekutuar tashmë.
Martinji, 9 janar 2026 (MIA) - Prokurorët zviceranë njoftuan sot se kanë urdhëruar paraburgimin e njërit prej dy pronarëve të barit në qendrën turistike të skijimit Kran-Montana, i cili u dogj në natën e Vitit të Ri. Zjarri vrau 40 persona dhe mediat lokale raportuan se një urdhër arresti është ekzekutuar tashmë.
Prokuroria po heton pronarët e barit "Le Kostelasion", shtetasit francezë Zhak dhe Xhesika Moreti, nën dyshimin për kryerjen e krimeve që përfshijnë vrasje nga neglizhenca. Paraburgimi i Zhak Moreti u urdhërua për shkak të rrezikut të arratisjes, pasi familjet e viktimave ngritën padi kundër pronarëve.
Më shumë se gjysma e të vrarëve në zjarr ishin adoleshentë, dhe 116 persona të tjerë u plagosën, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Çifti Moreti, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, shprehën keqardhjen për tragjedinë dhe njoftuan bashkëpunimin e tyre të plotë me autoritetet hetuese. Autoritetet zvicerane e kanë shpallur ditën e sotme një ditë zie kombëtare. sa/
foto: arkivi