• сабота, 22 февруари 2025

Prokuroria: Vanja është rrëmbyer në orën 7:29, Citroeni është djegur në orën 9:30, ndërsa reno Kangu kthehet në selinë e së Djathtës

Prokuroria: Vanja është rrëmbyer në orën 7:29, Citroeni është djegur në orën 9:30, ndërsa reno Kangu kthehet në selinë e së Djathtës

Shkup, 3 shkurt 2025 (MIA) - Me nxjerrjen e videomaterialeve nga kamerat e sigurosë për lëvizjen e automjetit Citroen në ditën e rrëmbimit të Vanja Gjorçevskës në "Debar Maallo", ndërsa më pas edhe së bashku me automjetin Reno Kangu se si lëvizin nëpër Vizbeg drejt fshatit Brazdë ku është djegur dhe më pas si kthehet vetëm Reno Gangu prapa, nëpër Çair, drejt selisë së partisë e Djathta, sot në Gjykatën themelore penale Shkup vazhdoi gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

Në pjesën e pasditës të senacës së sotme, Prokuroria prezantoi video materiale nga objekte komerciale në Vizbeg, të locuara në rrugën drejt Orizares së Epërme, në të cilat shihen lëvizjet e automjeteve Citroen dhe Renë kangu më 27 nëntor 2023.

Reno Kangu, në të cilin ndodhet një person, në videon nga objekti në fshatin Vizbeg shihet në orën 7:49, ndërsa pesë sekonda pas tij kalon Citroeni.

Në videon nga objekti për automjete të vjetra në Vizbeg, në orën 7:45 vërehet Reno Kangu, ndërsa pas tij pas pesë sekondave kalon edhe citroeni.

Dy automjetet, sërish shihen në orën 7:56 në videon nga objekti Metal Grup, pllaci në VIzbeg. Në videon nga shtëpia në fshatin Orizare e Epërme në rrugën drejt fshatit Brazdë dy automjetet shihen si kalojnë në orën 7:59.

Prokuroria prezantoi edhe video regjistrime, për të cilat tha se janë pasi është kryer vrasja dhe lëvizin drejt vendit në të cilin është djegur Citroeni.

Në videon nga stacioni filtrues në fshatin Brazdë të 27 nëntorit 2023 në orën 9:8 minuta shihet se si kalon Reno Kangu, ndërsa pas 11 sekondave pas tij edhe Citroeni. Në videon nga vendi i njejtë në orën 9:21 shihet se si kthehet vetëm Reno Kangu.

Videoja nga shtëpia në fshatin Orizare e Epërme tregon se në orën 9:36 ngritet tym i zi i dendur. Prokuroria prezantoi edhe video regjistrim nga objekti Evzoni në Vizbeg nga 27 nëntori 2023, pa kohë, ndërsa në të cilin shihet se si ngritet tym i errët i dendur nga vendi në të cilin, siç tha prokurorja, është djegur automjeti i lëndës.

Prokuroria më pas prezantoi video materiale nga lëvizja e Reno Kangu nëpër komunën e Çairit deri tek selia e partisë e Djathta.

Në videon nga udhëkryqi në bul. "Hristian Todorovski Karposh" me rrugën "Ferid Bajrami" në orën 9:49 shihet automjeti Kangu, në të cilin ka dy persona, në vendin e shoferit dhe afër tij.

"Lokacioni është bul 'Hristian Todorovski Karposh' nga Çairi drejt Qendrës. Në orën 9:50 vërehet se si Reno Kangu lëvizë me targa SK-403 UI. Mund të vërehet se automjetin e drejton i akuzuari i parë, Ljupço Palevski Pallço dhe në vendin afër shoferit Velibor Manev me xhemper me shirit të zi", sqaroi prokurorja.

Avokati i Ljupço Palevskit, në këtë video reagoi se në automjet nuk shihet i akuzuari i parë Palevski.

Reno Kangu, më pas shihet në video nga kamerat e Sejf siti në udhëkryqin afër QT Mavrovasja në 9:56 dhe vazhdon drejt Vero Xhambos. Në orën 9:59 në udh[kryqin afër Bankës popullore kthen drejt Vero Xhambos, ndërsa në orën 10:00 del nga bul "Kuzman Josifovski Pitu" drejt selisë së partisë E Djathta.

Prokuroria prezantoi edhe video regjistrime nga lëvizja e automjetit "mitsubishi" i babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçievski, si në 27 nëntor në orën 9:14 lëvizë në urën afër h. Aleksandar Pallas drejt Monin potokut. I njejti automjet në orën 14:28 kalon në rrugën  nga Saraji drejt Gjorçe Petrovit.

Në sallën e gjykatës u prezantuan edhe video regjistrime nga dita e vrasjes së Pançe Zhezhovskit, më 22 nëntor 2023. Në video nga kamera e sigurisë në shtëpinë në rrugën "Akadmeiku Penço Davçev" në Veles, shihet Reno Kangu. Më pas ishte shfaqur edhe video regjistrim nga h.Romantik në rrugën afër liqenit "Mlladost", nga Velesi drejt Shkupit ku shihet se si së pari në orën 10:40 kalon Reno Kangu, ndërsa 40 sekonda më vonë edhe Citroeni.

Paraprakisht sot në sallën e gjykatës u prezantuan video regjistrime të siguruara nga kamerat e sigurisë në h.Park, ku shihet se si automjeti "citroen" hyn në "Debar Maallo", në rr. "Naum Naumovski Borçe", prej ku është kryer grabitja e vajzës më 27 nëntor 2023.

Në 6:37 në kohë reale "citroeni" kalon në rrugën para hotelit, ndalet dhe vazhdon drejt ndërtesës së Vanjës. Në 7:29, siç theksoi Prokuroria, në të vërtetë është koha kur është kryer grabitja.

Në videon nga këmbimorja në rr. "Naum Naumovski Borçe", shihet se si automjeti "citroen" në 7:30 lëvizë drejt "Aradhave partizane". Më pas në videon nga Sejf siti në 7:33 del nga "Aradhat partizane" drejt "Ruzveltit". Në 7:37 afër MI-DA kyçet në bul. "8 Shtatori", në udhëkryqin me "Ilidneni", drejt Momin potokut. Në 7:42 "citroeni" është në urën tek Aleksandar Pallasi nëd rejtim të Momin potokut.

Gjykatësi Ivica Stefanovski, i cili e udhëheqë rastin, në fillim të seancës së sotme tha se zgjidhja është parashtruar me shkrim drejt Palevskit, pas çka vazhdohet me nxjerrjen e dëshmive.

Palevski, duke e prezantuar propozimin, para gjykatës tha se, pyetjet në të cilat prokurorja duhet të prëgjigjet, janë se ku është pistoleta pronë e njërit prej të akuzuarve, përse 421 ditë PP nuk e ndriçoi këtë fakt dhe përse gëzhojën nuk e ka paraqitur si dëshmi.

Disa anëtarë të partisë politike E Djathta, para fillimit të seancës së sotme para gjykatës protestuan me transparentë "PTHP prodhon moshtra, jo PP E Djtathta".

Në seancën e parë të mbajtur të akuzuarit Ljupço palevski, Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski u dekalruan se nuk ndjehen fajtorë.

Sipas aktakuzës, ata së bashku planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë ndonjë anëtar të familjes së ngushtë të japë para si shpërblesë. Ndërsa, grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte me qëllim që ta detyrojnë tua japë automjetin "Citroen" për ta prëdorur për grabitjen e fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe qytetari i Velesit Pançe, të cilët u paraqitën të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, u gjetën të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023. ab/

Foto: МIА arkivi 

Остани поврзан