Prokuroria Publike e Koçanit do të parashtrojë ankesë për masën arrest shtëpiak për dy të punësuarit në DAP, të cilët kanë lidhje me procedurën për korrupsion me klubin "Puls"
- - Prokuroria Themelore Publike Koçan do të parashtrojë ankesë për masën e përcaktuar arrest shtëpiak për dy të punësuarit në DAP, të cilët janë të përfshirë në procedurën për vepra penale korruptuese në lidhje me punën në klubin "Puls".
Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Prokuroria Themelore Publike Koçan do të parashtrojë ankesë për masën e përcaktuar arrest shtëpiak për dy të punësuarit në DAP, të cilët janë të përfshirë në procedurën për vepra penale korruptuese në lidhje me punën në klubin "Puls".
"Prokuroria Themelore Publike Koçan e pranoi vendimin për masën e përcaktuar arrest shtëpiak për dy të dyshuarit dhe do të parashtrojë ankesë", thuhet në përgjigjen me shkrim të Prokurorisë Publike.
MIA paraprakisht informoi se gjykatësi në seancën paraprake të Gjykatës Themelore në Koçan ka caktuar masë arresti shtëpiak për dy persona, të cilët janë kontrollorë tatimorë nga Shërbimi për Kontroll Tatimor pranë Inspektoratit rajonal Tatimor në Drejtorinë rajonale Shtip, ndërsa për gjashtë pesona që janë përfshirë në hetim masë kujdesi dhe për një person masë shtesë kujdesi, konfirmoi sot kryetari i Gjykatës Themelore-Koçan, Spiro Borisov. Vendimi është marrë pasi që Prokuroria Themelore Publike Koçan ka ngritur procedurë kundër gjithsej 11 personave për vepra penale korruptuese të ndërlidhura me punën në klubin "Puls".
Sipas komunikatës së djeshme të PTHP Koçan, dy kontrollorë tatimorë që janë në arrest shtëpiak e kanë shfrytëzuar pozicionin dhe autorizimin e tyre zyrtar deri te të dhënat dhe informacionet për kontrolle të paparlajmëruara në subjekte juridike - tatimpagues dhe me qëllim që të përvetësojnë pronë joligujore dhe shpërblime ia kanë zbuluar të dhënat dhe e kanë paralajmëruar për kontollet personin përgjegjës në klub.
"Ata dyshohen për - Marrje të ryshfetit nga neni 357 i Kodit Penal, ndërsa personi përgjegjës, djal i pronarit real të 'Puls' dyshohet për "Dhënie të ryshfetit" nga neni 358 nga Kodi Penal. Për dy të parët Prokuroria ka dorëzuar propozim deri te gjykata kompetente për caktim të masës së arrestit, ndërsa për të tretin është në fuqi masa e kujdesit në lëndën e parë të ndërlidhur me zjarrin në 'Puls', kështu që kërkohet zgjerim i atyre masave me ndalesë për vendosje dhe mbajtja të konkakteve dhe me personat e rinj të dyshuar", theksohet në kumtesën e Prokurorisë Publike.
Në të theksohet edhe se gjashtë të dyshuar, inspektorë tatimorë dhe drejtues nga drejtoritë rajonale të DAP në Shtip dhe Strumivë u kanë mundësuar subjekteve juridike "MMMM kafe" dhe "Puls" që t'i shmangin kontrollet tatimore dhe të punojnë pa fiskalizim adekuat, me çka dyshohen se kanë kryer "Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit" konform nenit 353 të Kodit penale. Për ta janë propozuar masa arresti.
"Pronari i 'Puls', i cili tashmë është në paraburgim, dyshohet në rastin tjetër të 'Falsifikimit të dokumentit' sipas nenit 378 të Kodit Penal, sepse për një periudhë të gjatë kohore, gjatë kontrolleve nga Drejtoria për të Ardhura Publike, ai me vetëdije dhe qëllimisht ka paraqitur pajisje fiskale të rreme me raporte kontrolli fiskale me të dhëna të rreme, të cilat i ka përdorur si të vërteta, me qëllim dhe qëllim për të shmangur gjobat dhe për të mbyllur objektin", thuhet në kumtesën e Prokurorisë.
Sipas njoftimit të djeshëm të PTHP Koçan e dyshuar është edhe një inspektore nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, e cila është përfshirë gjithashtu në procedurën e mëparshme, në të cilën për të janë përcaktuar masa kujdesi dhe për të cilën tani janë siguruar prova shtesë për veprën penale Zbulimi i sekreteve zyrtare sipas nenit 360 të Kodit Penal për shkak të zbulimit të informacioneve në lidhje me kontrollet e paparalajmëruara. mb/fc/
Foto: MIA