• петок, 05 декември 2025

Prokuroria ka lëshuar disa urdhëra për të përcaktuar shkaqet dhe mënyrën e vdekjes së një 42-vjeçari nga Tetova

Prokuroria ka lëshuar disa urdhëra për të përcaktuar shkaqet dhe mënyrën e vdekjes së një 42-vjeçari nga Tetova

Tetovë. 25 nëntor 2025 (MIA) - Pas gjetjes së trupit të pajetë të 42 vjeçarit nga Tetova dje në afërsit të fshatit Nerashtë, Prokuroria Publike njoftoi se pas kryerjes së ekspertizës janë dhënë disa urdhra me qëllim që të zbardhet vdekja, për të cilën fillimisht ka dyshime se është rezultat i një vepre penale. A.B. (42) është gjetur në veturë, i mbuluar me gjak në kokë, ndërsa në xhamin e përparmë të makinës është vërejtur një vrimë nga plumbi.

"Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes, janë dhënë disa udhëzime dhe urdhra me qëllim zbulimin e kryerësve, për shkak të dyshimeve se vdekja është rezultat i një vepre penale. Është dhënë urdhër për autopsi, urdhër për tërheqjen e automjetit dhe gjurmëve të tjera nga vendngjarja që do t’i nënshtrohen ekspertizës, urdhër për sigurimin e incizimeve nga kamerat e vëzhgimit, si dhe prova të tjera. Po veprohet sipas urdhrave", thonë nga Prokuroria TPublike.

Të dielën rreth orës 18 tani më vitkima A.B. (42) ka dalë nga shtëpia dhe nuk është paraqitur në thirrjet telefonike të bashkëshortes së tij B.B. (33), e cila dje në orën 2 e ka raportuar rastin në polici, 

SPB Tetovë informoi se dje rreth orës 16:15 në fushat e fshatit Nerasht nëpunësit e policisë nga Departamenti i Policisë së Tearcës kanë vënë re një automjet të parkuar "Audi Q5" me targa të Tetovës, ku është vërejtur një person mashkull pa shenja jete. Pas një inspektimi nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektimi nga SPB të Tetovës, u konfirmua se bëhej fjalë për A.B. nga Tetova. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан